Në lidhje dashurie?! Fifi tregon raportin që ka me futbollistin Xhulio Tabaku

01.12.2020

Kohëve të fundit është përfolur shumë për këngëtaren kosovare, Filloreta Raçi, siç e njohim të gjithë si Fifi. Krejt kjo vjen pasi ajo në rrjetin social Instagram ndiqte vetëm një person, e që ishte futbollisti Xhulio Tabaku. Në një intervistë në emisionin Nin, Fifi është pyetur për raportin që ka me të dhe se a […]

Në lidhje dashurie?! Fifi tregon raportin që ka me futbollistin Xhulio Tabaku Foto: Ilustrim

Kohëve të fundit është përfolur shumë për këngëtaren kosovare, Filloreta Raçi, siç e njohim të gjithë si Fifi.

Krejt kjo vjen pasi ajo në rrjetin social Instagram ndiqte vetëm një person, e që ishte futbollisti Xhulio Tabaku.

Në një intervistë në emisionin Nin, Fifi është pyetur për raportin që ka me të dhe se a qëndrojnë aludimet rreth tyre.

Ajo u përgjigj me sportivitet duke thënë se e ka mik shumë të mirë, teksa refuzonte të tregojë nëse ka diçka më shumë mes tyre.

“Ai person që ka mbetur vetëm një ‘follow’ në Instagram është mik i imi shumë i mirë”, është shprehur ajo.

E pyetur nëse ka diçka mes tyre Fifi shtoi: Ndoshta ka, ndoshta edhe nuk ka.