”Ndoshta” titullohet kënga e re e Yll Limanit dhe Cricket

05.02.2021

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, producenti i njohur Cricket dhe këngëtari Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri. “Ndoshta” mban titullin kjo këngë, e cila është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, në të cilin asnjëri nga dyshja nuk janë pjesëmarrës. Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e ka […]

”Ndoshta” titullohet kënga e re e Yll Limanit dhe Cricket Foto: Ilustrim

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, producenti i njohur Cricket dhe këngëtari Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ndoshta” mban titullin kjo këngë, e cila është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, në të cilin asnjëri nga dyshja nuk janë pjesëmarrës.

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Ylli.

Masteringu i është besuar producentit të njohur nga Shqipëria, Lorenc Aliaj.

Klipi i këngës është një vizualizim i veçantë me disa protagoniste femre, por jo me prezencën e Yllit apo Cricketit në të.

Ky është bashkëpunimi i dytë i tyre pas “Autumn Leaves”, i publikuar dy vjet më parë e që është pritur shumë mirë nga publiku.