Luana Vjollca bëhet brune, merr vëmendjen me këtë ndryshim drastik

19.12.2020

Këngëtarja dhe prezentuesja e njohur, Luana Vjollca tash e një kohë është së bashku me fansat e saj çdo të shtune përmes emisionit të saj “Shiko Kush Luan”. Luana Vjollca shquhet për pamjen e saj bionde, së cilës i ka qëndruar besnike tash e sa vite. Mirëpo në fotografitë e fundit të cilat i ka […]

Luana Vjollca bëhet brune, merr vëmendjen me këtë ndryshim drastik Foto: Ilustrim

Këngëtarja dhe prezentuesja e njohur, Luana Vjollca tash e një kohë është së bashku me fansat e saj çdo të shtune përmes emisionit të saj “Shiko Kush Luan”.

Luana Vjollca shquhet për pamjen e saj bionde, së cilës i ka qëndruar besnike tash e sa vite.

Luana Vjollca do te prezantoje “Big Brother”? - Shqip News

Mirëpo në fotografitë e fundit të cilat i ka ndarë në instagramin e saj, ajo ka treguar se pas kaq kohësh e ka “tradhtuar” ngjyrën e saj të zakonshme të flokëve.

Ajo është shndërruar në një brune të theksuar, duke i lyer flokët e saj në ngjyrën gështenjë të errët.

Luana publikoi disa fotografi me dukjen e re në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse me një fustan të shkurtër të zi.

“Kush je ti? Çfarë I ke bërë Luanës”, shkroi moderatorja Vjollca në mbishkrimin e këtyre fotografive.