Gjon Muharremaj me prejardhje nga Suhareka nderohet nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj

01.06.2021

Gjon Muharremaj apo i njohur me emrin artistik si Gjon’s Tears më 29 maj (e premte) ka mbërritur në Shqipëri. Është ky këngëtari me prejardhje nga Suhareka, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Pas suksesit të madh që korri në “Eurovision 2021”, ku ai përfaqësoi Zvicrën me “Tout l’Universe” dhe fitoi vendin […]

Gjon Muharremaj me prejardhje nga Suhareka nderohet nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj Foto: Ilustrim

Gjon Muharremaj apo i njohur me emrin artistik si Gjon’s Tears më 29 maj (e premte) ka mbërritur në Shqipëri.

Është ky këngëtari me prejardhje nga Suhareka, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër.

Pas suksesit të madh që korri në “Eurovision 2021”, ku ai përfaqësoi Zvicrën me “Tout l’Universe” dhe fitoi vendin e tretë, karriera e tij do të vijojë në Paris në përgatitjen e tre albumeve.

Në një intervistë, ai theksoi se ndihet që ka përfaqësuar të dy kombësitë.

I njëjti theksoi se do shkojë në Francë e më pas në Spanjë për të punuar për projektet e tij.

Përgjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai është ftuar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa u nderua nga ana e tij.

“Ti je një shqiptar i mirë, dua që të jesh një shembull edhe për djemtë dhe vajzat e tjerë”, u shpreh Veliaj.

Të njëjtën video të takimit të dyshes e ka shpërndarë Kryetari në rrjetin social Facebook.

Veliaj si dhuratë i dhuroi një orë, ku Veliaj e quajti “Sahat i Tiranës” me qëllim për të kujtuar që koha është e vetmja dhuratë që i dhurojmë njëri-tjetrit, si dhe ta shfrytëzojmë atë çdo minutë për të arritur diçka të mirë.