“Fiksim” – kënga me të cilën Fifi prezantohet sivjet në “Kënga Magjike”

04.05.2021

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Fifi edhe këtë vit është pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”. Ajo për të dytën herë vjen në një bashkëpunim me ç’rast ka bashkuar forcat me artistin Bruno. “Fiksim” titullohet kënga e dyshes, të cilët e prezantuan mbrëmë (e diel) në kategorinë e artistëve ‘BIG’. Teksti është shkruar nga Fifi në […]

“Fiksim” – kënga me të cilën Fifi prezantohet sivjet në “Kënga Magjike” Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Fifi edhe këtë vit është pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”.

Ajo për të dytën herë vjen në një bashkëpunim me ç’rast ka bashkuar forcat me artistin Bruno.

“Fiksim” titullohet kënga e dyshes, të cilët e prezantuan mbrëmë (e diel) në kategorinë e artistëve ‘BIG’.

Teksti është shkruar nga Fifi në bashkëpunim me Flori Mumajesin, kurse ky i fundit është përkujdesur edhe për muzikën.

Projekti tanimë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar të Fifit në platformën YouTube.