Bashkëpunim i papritur, Dafina Zeqiri tregon pse zgjodhi Lyrical Son

  • 09.08.2021
Bashkëpunim i papritur, Dafina Zeqiri tregon pse zgjodhi Lyrical Son

Ditën e djeshme u publikua dueti i parë mes Dafina Zeqirit dhe Lyrical Son. Kënga e tyre mban titullin “Llafe llafe” dhe pasi kanë kaluar vetëm 20 orë nga lançimi projekti i dyshes ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube.

Dueti mes dy artistëve u prit mjaft mirë dhe komentet ishin pozitive nga ana e publikut. Në fakt fansat e Dafinës kishin kohë që e kërkonin një këngë të tillë me Lyrical Son dhe për këtë arsye ajo vendosi t’ua realizonte pikërisht tani këtë dëshirë.

Këngëtarja ka postuar sot në Instagram disa foto të saj të shkëputura nga videoklipi i fundit dhe ka treguar se çfarë e shtyu të realizonte bashkëpunimin me reperin.


“Projekti i fundit ft. @lyricalson i cili do te jete edhe pjese e albumit #Dafinëmoj u jetesua nga dashuria juaj per te. Une çdo kompliment dhe dashurine tuaj qe me dhuroni per dite e çmoj shumë dhe ju falenderoj nga Zemra!

Muzika dhe kreativiteti per te sjelle gjera te bukura per ju jane brenda meje por behen me te bukura kur mbeshtetja vjen nga ju! Une jetoj me MUZIKEN dhe lumturohem kur e shoh se gjithe puna ime troket ne zemrat tuaja, ne kete pike jemi te gjithe te bashkuar.

Dua qe te ju kam gjithemone prane duke ju uruar shume gezime dhe hare ne jetet tuaja!”, shkruan Dafina në postimin e saj.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë