Vuçiq: Kemi dërguar kërkesë për zhvarrosje në disa lokacione të Kosovës, përfshirë edhe Suharekën

Vuçiq: Kemi dërguar kërkesë për zhvarrosje në disa lokacione të Kosovës, përfshirë edhe Suharekën
Fisnik Sadiku

16.06.2021 / Suhareka

Kryeministri Albin Kurti dje në takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq ka propozuar që kreu i delegacionit serb për persona të zhdukur Veljko Odaloviq të largohet nga kjo pozitë pasi ai ka qenë udhëheqës i Kosovës në kohën e regjimit të Millosheviqit.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ka propozuar Kurti dje në Bruksel.

Një ditë pas takimit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me takimin që ishte zhvilluar mes tij dhe Kurtit.

LEXO EDHE:  Dy vatra të zjarrit shfaqen në Bukosh, banorët arrijnë ti lokalizojnë

Vuçiq konferencën e ka nisur me kërkesat e Serbisë për disa lokacione të dyshuara ku mund të ketë trupa të serbëve, por që, sipas tij, nuk kanë marrë përgjigje ende nga Prishtina.

“Ne kemi dërguar kërkesë për Koshare për zhvarrosje dhe nuk kemi marr asnjë përgjigje, kemi kërkuar që të kemi qasje edhe në Suharekë, Istog, Klinë, Mejë, Gjakovë për asnjë lokacion nuk kemi marrë përgjigje nga ana e Prishtinës. (Besnik) Bislimi na ka thënë se nuk do të lejojmë që të kryhen zhvarrime pasi do të mendohet se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve” transmeton Koha.

Kur kemi menduar se po merremi vesh kemi parë refuzim për shkak të Velko Odaloviq dhe ai duhet të largohet nga Komisioni dhe unë kam reaguar ashpër, ka thënë Vuçiq.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit