Suharekë: ​Moti, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Foto: Ilustrim

Pas ditëve me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzojë mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshojë, pasi do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi. Në Komunën e Suharekës vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 22-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

🎬🍿 Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.