Nishor, rrufeja godet një shtëpi

26.05.2024

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës.

Nishor, rrufeja godet një shtëpi Foto: Ilustrim

Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e goditjes së rrufesë.

Fatmirësisht, zjarri është lokalizuar shpejt dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Në Fshatin Nishor Suharekë një shtëpi është perfshi nga zjarri,intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha. Zjarri ka ndodhur nga goditja rrufesë”, thuhet në njoftim.