Nënshkrimi i Memorandumit për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm në Komunat Perëndimore të Kosovës

09.07.2024

Suharekë, 9 korrik 2024 – Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit pati kënaqësinë të mirëpresë zv.Komandantin e KFOR-it, Kolonel Besnik Fana, për një vizitë zyrtare. Në kuadër të kësaj vizite, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes komunave perëndimore të Kosovës për zhvillimin e programit të inicuar nga KFOR-i, “Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm”.

Nënshkrimi i Memorandumit për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm në Komunat Perëndimore të Kosovës Foto: Ilustrim

Ky program ambicioz do të implementohet në bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Nënshkrimi i këtij memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në rajonin perëndimor të Kosovës, duke u përqendruar në krijimin e mundësive të reja për komunitetet lokale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Zv.Komandanti Fana theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të siguruar që qytetarët të ndjehen të sigurtë dhe të përfitojnë nga zhvillimet e reja ekonomike dhe kulturore. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore dhe autoriteteve lokale do të vazhdojë të jetë kyç për suksesin e këtij programi.

Në një deklaratë të tij, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, shprehu entuziazmin e tij për këtë iniciativë dhe shprehu angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen për të mirën e qytetarëve.