Kuçi: Tenderi për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë është fituar në mënyrën më të rregullt të mundshme

I fruar në Interaktiv të KTV-së, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ndër tjera ka folur edhe për ndërtimin e “Sheshit të Qytetit” në Suharekë.

Ish-kryetari i Suharekës, pronari i kompanisë “Hidroterm”, Blerim Kuçi, ka thënë se kompania e tij e ka fituar me meritë tenderin dhe se tenderi është fituar “në mënyrën më të rregullt të mundshme”.

“I bie që një kompani e dikujt në Aleancë e ka fituar nga partia? Jo, e kemi fituar në formën më të rregullt të mundshme”, ka thënë ai.

“E para, ajo e ka pasur buxhetin e vet, në fakt i është hequr në Qeverinë Kurti, rreth 1 milion. Ekziston kontrata, janë punët në proces, rreth 70 apo 80 për qind të punëve janë kryer. Pra, Qeveria Kurti e ka larguar atë buxhet”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Muharremaj takon mbikqyrësit e projekteve, kërkon cilësi maksimale

Kuçi ka thënë se buxheti është hequr në kohën e Qeverisë Kurti, për një kontratë të bërë, në kuadër të së cilës punët kanë shkuar në vazhdim dhe i është kthyer një pjesë e buxhetit, transmeton Koha.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.