KEDS njofton për punime, disa pjesë të Suharekës të enjtën pa energji elektrike

29.05.2024

SuharekaOnline raporton se të enjtën më 30 maj disa pjesë të Suharekës do të kenë shkëputje të enërgjisë elektrike për disa orë.

KEDS njofton për punime, disa pjesë të Suharekës të enjtën pa energji elektrike Foto: Ilustrim

Sipas raportit të KEDS disa vende do tëmbesin prej 08:00 deri më 09:00 dhe prej 16:00 deri më 17:00 pa energji elektrike.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rr.Reqanit (kodi: 32000005) në dy termine nga ora 08:00 deri 09:00 dhe nga ora 16:00 deri 17:00

Vendet: pjesët periferike të Therandës (rr.Reqani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Projekte investive, punime në rrjet projekte investive.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Reshtani (kodi: 32000017) nga ora 08:30 deri 09:00

Vendet: Reshtan, Therande (nje pjese), Lagjeja Bajraktari, Reshtani 1, Reshtani 3.

Arsyeja: Projekte investive, punime në rrjet projekte investive.