“Hidroregjioni Jugor”, borxhlinjët e ujit pas 15 tetori dërgohen te përmbaruesi privat

Ujësjellësi Rajonal “Hidroregjioni Jugor” Sha, njofton se nga data 15 Tetor do t’i fillojë procedurat e dërgimit të konsumatorëve borxhlinjë, tek Përmbaruesit Privat.

Kjo vlen për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe mbi 100 euro. Përkundër kësaj, KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka vendosur të ofroj masa lehtësuese për t’iu shmangur procedurave përmbarimore tek konsumatorët të cilët paguajn faturat e rregullta mujore.

Ndërsa, konsumatorët që kanë borxhe të papaguara ndaj kompanisë mbi 100 euro, parasheh këto lehtësira: Për kategorinë e amvisërisë, konsumatorët mund të paguajnë 10% të borxhit dhe pjesën tjetër ta riprogramojnë me këste për 36 muaj.

Te kategoria e biznesit duhet ta paguajë 20% të borxhit e pjesën tjetër mund ta riprogramojnë me këste për 36 muaj.

Janë bërë të gjitha përgatitjet nga Departamenti Rajonal me Konsumatorë i kompanisë dhe dërgimi i lëndëve fillon pas datës 15 tetor.

Ujësjellësi Rajonal “Hidroregjioni Jugor” Sha, apelon tek konsumatorët që t’a shfrytëzojnë kohën për ti përmbushur obligimet e tyre financiare ndaj shërbimeve për ujë e kanalizim.

Deri në përfundim të vitit 2020, ata konsumatorë të cilët nuk i riprogramojnë borxhet dhe kanë obligim mbi 100 euro, do të dërgohen në përmbarim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.