E vërteta e Serbisë, vrasja e 12 pleqve dhe përdhunimi i grave në një fshat të Suharekës

E vërteta e Serbisë, vrasja e 12 pleqve dhe përdhunimi i grave në një fshat të Suharekës
Herolind Bytyçi

17.04.2021 / Suhareka

Përdhunimet, konsiderohen ndër krimet më të tmerrshme që njeh njerëzimi dhe të cilat, si në shumë vende të botës ku kishte apo ka luftëra e konflikte, ndodhën edhe në Kosovë gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99, shkruan SuharekaOnline .

Më 21 prill, forcat serbe të sigurimit rrethuan një fshat të vogël në Komunën e Suharekës, të cilit nuk do t’ia përmendim emrin, për shkak të natyrës së krimeve që ndodhën në atë vend.

Të gjithë burrat e fshatit u larguan në kodrat rreth e qark, me përjashtim të njëmbëdhjetë pleqve që ndenjën në fshat, tok me 200 a 300 gra e fëmijë. Të njëmbëdhjetë pleqtë u vranë dhe u hodhën në një nga puset e fshatit.

Gratë u mbyllën për tri ditë me radhë nëpër shtëpi private, ku një pjesë e tyre do të përdhunoheshin dhe do të abuzohej seksualisht.

Human Rights Watch do të dëgjonte për të parën herë rreth këtyre abuzimeve, në fund të prillit, teksa ishte duke intervistuar refugjatët në veri të Shqipërisë. Pikërisht atë kohë, gratë e fshatit raportuan se ishin mbajtur për tri ditë me radhë në shtëpi private nga trupat serbe.

Madje dy prej grave të intervistuara do ta pranonin hapur që ishin përdhunuar, ndërkohë që disa prej dëshmitareve i dhanë Human Rights Watch emrat e katër grave të tjera, me të cilat, sipas mendimit të tyre, ishte abuzuar seksualisht.

Në kohën që ndodheshin si refugjate në Shqipëri, gratë i thanë Human Rights Watch se, policia kishte marrë njëmbëdhjetë pleq. Disa nga gratë deklaruan se kishin parë njërin nga pleqtë të vrarë, të plagosur pranë rrugës, ndërkohë që ishin duke dalë nga qyteti, më 24 prill, por ato s’ishin në gjendje të thonin se kush ishte ai.

Një plakë dëshmoi se kish dëgjuar policët tek flisnin me njëri-tjetrin dhe i thoshin se si kishin vrarë burrat e i kishin flakur në një pus të thellë. Ndërsa burrat e tjerë qenë zhdukur, thanë ato. Kur Human Rights Watch vizitoi fshatin më 1 gusht, fshatarë të ndryshëm do të konfirmonin vrasjen e njëmbëdhjetë burrave, që kishin përmendur edhe gratë. Trupat e tyre i kishin flakur në një pus të fshatit, që më pas e kishin hedhur në erë.

Ekspertët kriminalistë të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës zbuluan dymbëdhjetë trupa (personi i dymbëdhjetë ishte vrarë më 5 maj). Sipas fshatarëve të atyre anëve, UÇK-ja kishte pasë qenë aktive në Komunën e Suharekës përgjatë gjithë vitit 1998, ndërsa më 1999 edhe në rajonin e Petrovës, me një bazë në Budakovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s, do të hynte edhe në fshatin Llanishtë.

Siç thanë fshatarët, policia hyri për herë të parë në fshat, më 5 prill. Asokohe, ata vetëm sa kërkuan para dhe florinj, dogjën edhe ndonjë shtëpi, por gjithsesi nuk ushtruan dhunë drejtpërdrejtë mbi banorët e fshatit. Sipas raportit të OSBE-së, fshatarët kishin ngritur rojën lokale për t’i paraprirë ndonjë sulmi tjetër të trupave qeveritare.

Policët e rrethuan përsëri fshatin, pasdite herët, më 21 prill. Burrat e fshatit, të cilëve iu bashkëngjitën edhe disa të tjerë nga fshatrat përreth, u larguan në kodra për t’u bashkuar me UÇK-në. Një numër i madh burrash nga fshatrat në lindje të Suharekës, u mblodhën pranë Llanishtës, ku ishte ngulitur UÇK-ja.

Siç tha një dëshmitar, për tri ditë me radhë në atë zonë u zhvilluan luftime të ashpra, ku gjashtëdhjetë shqiptarë mbetën të plagosur dhe dy të vrarë, ndërsa nga ana e serbëve u vranë pesë policë.47 Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, nëntëmbëdhjetë policë ishin lënduar në “sulmet terroriste” në Komunën e Suharekës, ndërmjet 22 dhe 24 prillit, ndonëse nuk është e qartë nëse ata ishin plagosur në luftimet e përmenduar nga dëshmitari.

Sipas një dëshmitari, pas tri ditësh, UÇK-ja e nisi popullsinë civile, si dhe 10.000 persona të tjerë, në Petrovë. Ndërsa disa prej civilëve shkuan në Raçak. Të vetmit njerëz që dinë përnjëmend rreth asaj çka ndodhi në fshat,

Njëmbëdhjetë burra ishin vrarë e më pas flakur në një pus të fshatit. Komuna e Suharekës pas 21 prillit, janë gratë e fëmijët që mbetën në atë vend, si dhe pengmbajtësit e tyre, serbët. Sipas të mbijetuarve – Human Rights Watch foli me dymbëdhjetë gra – policia kapi gjithë sa ishin 200 deri 300 gra e fëmijë (duke përfshirë këtu edhe pesëdhjetë gra nga fshatrat aty pranë dhe njëmbëdhjetë pleq), të cilët ndodheshin në fushë.

Pleqtë u kontrolluan dhe u hoqën mënjanë. Ndërsa gratë u ndanë kuturimthi dhe u mbyllën në tri banesa private. Gjatë gjithë kësaj kohe, gratë do të kërcënoheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe me to do të abuzohej. Policët iu kërkuan të gjitha grave të fusnin në një kovë që e qarkulluan gjithandej, paratë dhe arturinat që kishin me vete.

 Kur trofeu konsiderohej i paplotë, tha njëra prej dëshmitareve, atëherë polici i vuri thikën në fyt një djali tre vjeç, duke thënë se do ta vriste në qoftë se e ëma nuk ofronte para ose florinj aq sa duhej. Një pjesë e grave u urdhëruan të gatuanin e lanin për trupat serbe, ndërsa disa të tjera u detyruan të kryenin marrëdhënie seksuale me pengmbajtësit e tyre. Dy viktima të përdhunimit të intervistuara nga Human Rights Watch ishin mbyllur në të njëjtën shtëpi, e cila ishte e tejmbushur me gra dhe fëmijë të frikësuar. Edhe gratë e mbyllura në dy shtëpitë e tjera do të përshkruanin të njëjtat kushte.

Një nga viktimat përshkroi se si ishte abuzuar seksualisht me të në dy raste, madje në njërin rast, ajo ishte përdhunuar. Ditën e dytë të mbajtjes peng, rreth orës 4 të pasdites, ajo “u zgjodh” mes një grupi të madh grash, nga një person me uniformë kamuflazhi, në ngyrë të blertë. Personi e shpuri atë në një shtëpi tjetër, ku edhe e përdhunoi. Ajo i tha Human Rights Watch: (Përdhnuesi) tha “eja këtu.” Ai më hoqi mënjanë nga grupi i grave të tjera dhe bëri si t’ia kish qejfi mua. Ai ishte shtatshkurtër, rreth dyzet e ca vjeç, lëkurëzeshkët, jevgjit. Serbët kishin rekrutuar jevgjitë. E dija që ishte jevgjit nga pamja e jashtme: ata janë të zinj, lëkurëzeshkët. Ka shumë prej tyre në Suharekë. Kishte veshur uniformë kamufluazhi, ngjyrë të blertë, të ngjashme me ato të serbëve, me shirita të kuq te spaletat … Jevgu më mori dhe më çoi në një shtëpi tjetër, rreth pesë minuta larg. Ai ndenji vetëm për vetëm me mua, rreth gjysmë ore, ndoshta edhe një orë. Ai bëri seks me mua; bëri çfarë deshi. Ishte shtëpia e një kushëriri. U larguam rreth orës 5 të pasdites. Ai bëri seks me mua; bëri çfarë deshi.

Një ditë më pas, një tjetër person i kërkoi asaj të shkonte me të në një shtëpi rreth dhjetë minuta larg. Sipas dëshmisë së gruas, personi nuk i tha asaj se ku po e shpinte dhe pse, por e shtyu me grykën e pushkës të ecte, ndërkohë që ajo nisi të qante. Ajo i tha Human Rights Watch se, shtëpia ishte plot me njerëz të forcave serbe të sigurimit.

Ata i bënë asaj një sërë pyetjesh, duke përdorur fjalë fare të thjeshta e përzjerë me gjeste të ndryshme, ngaqë gruaja mezi e kuptonte serbishten. Ata e pyetën për moshën, nëse kishte fëmijë dhe ku e kishte burrin. Më në fund e pyetën edhe për para. Kur ajo u tha që nuk kishte para, ata e urdhëruan të zhvishej. Ajo nisi të qante e të shkulte flokët, gjë që i bëri ata të qeshnin. Në këto e sipër, ata vunë muzikë. Pasi u zhvesh, burrat zunë t’i afrohen një e nga një, teksa ajo qëndronte krejt lakuriq para tyre. Ajo i tha Human Rights Watch se, të gjithë ata e kundruan atë, më pas u larguan dhe e lanë vetëm në dhomë me një person që, sipas asaj duhej të ishte komandanti i tyre, dhe një oficer tjetër që ishte lakuriq, në shtrat. Viktima ishte detyruar të shtrihej në shtrat me oficerin, i cili, siç tha ajo, e preku në gjoks, por nuk e detyroi që edhe ajo ta prekte.

Komandanti, të cilin ajo e kish njohur për të tillë, ngaqë kishte yje të artë në kapele dhe u jepte urdhëra të tjerëve, ndodhej nja dhjetë këmbë larg, në një pozicion gjysmë i shtrirë. “Unë vetëm qaja gjatë gjithë kohës dhe i shtyja duart atij tjetrit,” tha gruaja. “Më në fund, ai m’u drejtua e më tha, s’kam ndërmend të të bëj gjë. Komandanti na kish ngulur sytë e po na shihte.” Pas afro dhjetë minutash, ushtarët u kthyen në dhomë dhe, ndonëse ende lakuriq, gruaja u detyrua t’u shërbente kafenë. Paskëtaj, ata i thanë të vishej dhe të pastronte.

Ajo mblodhi pjatat dhe filxhanët e palarë dhe fshiu dyshemenë. Si mbaroi punët, ajo u kthye në shtëpinë ku ndodheshin edhe gratë e tjera. Kur gratë e tjera e pyetën, çfarë i kishte ngjarë, ajo s’pranoi t’u thoshte gjë. Viktima e dytë e përdhunuar i kallzoi Human Rights Watch se, policët e morën nga shtëpia ku ishte mbyllur dhe e çuan në një shtëpi tjetër. Atje e futën në një dhomë dhe e shtrënguan të zhvishej lakuriq. Njëri pas tjetrit, pesë pjesëtarë të forcave serbe hynë në dhomë për ta parë, por vetëm ai që hyri i fundit e përdhunoi, tha ajo.

Ndërkohë që ai i qe turrur, katër të tjerët hynë në dhomë për të parë. Gruaja do të deklaronte gjithashtu se, dikush kishte vendosur njëwalkie-talkie poshtë krevatit që ndodhej në dhomë dhe, gjatë gjithë kohës, serbët i çirreshin përmes Komuna e për ta frikësuar. Gjithë-gjithë, ata e kishin mbajtur afro gjysmë ore në atë dhomë. Ajo tha: Pesë ushtarë erdhën një nga një në dhomën ku unë ndodhesha lakuriq. Vetëm i fundit pati kontakt fizik me mua; të tjerët vetëm sa panë dhe më thanë: “Po të të pyesin të tjerët, thuaju që pate marrëdhënie edhe me ne.” Çdo njëri prej tyre qëndroi fare pak minuta me mua … I fundit qëndroi më gjatë se të tjerët. Pas pak, katër të parët hynë në dhomë dhe na panë duke bërë seks; ata qëndruan dhe bënë sehir. Ndenja në dhomë jo më shumë se gjysmë ore.

Gratë që kishin pasë qenë në fshat, i thanë Human Rights Watch, se ato kishin parë ose dëgjuar se si forcat serbe kishin marrë e mbajtur gra gjatë tri ditëve të pengmbajtjes së tyre. Një grua e moshuar tha se, natën e tretë, policët hynë në shtëpinë ku ndodhej, duke iu drejtuar dritën e elektrikëve të dorës grave në fytyrë, teksa shumë prej tyre mundoheshin të mbulonin kryet me shall. Ata gjetën një grua dhe i thanë: “Ti do të vish me ne.” Ajo u kthye pas nja dy orësh dhe, kur e pyetën se çfarë kishte ngjarë, tha, “Mos më pyesni për asgjë.”

 Human Rights Watch foli me një doktor nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në kampin e refugjatëve në Kukës, Shqipëri, ku ishin vendosur e rrinin refugjatët në atë fund prilli. Ai tha se tri gra të tjera nga ai fshat kishin shkuar tek ai më 27 prill, për t’i kallzuar që ishin përdhunuar. Doktori tha se, njëra prej tyre shfaqte shenja të dukshme të një tronditjeje të madhe psikike.

Të shtunën, më 24 prill, të gjitha gratë e fshatit ishin shtrënguar të shkonin në një fshat tjetër, aty pranë, ku i kishin mbyllur në shkollën lokale për dy ditë e dy netë pa ujë e ushqim, ndonëse asnjëra s’do të raportonte për abuzime të tjera fizike. Më 26 prill, Kryqi i Kuq serb, shkoi në shkollë dhe i furnizoi gratë e fëmijët me bukë, qumësht dhe konserva. Më pas, grupi ishte hipur në dy autobuzë dhe ishte çuar në fshatin Zhur, ku qenë detyruar të kalonin kufirin e të hynin në Shqipëri. Banorët e fshatit u kthyen në shtëpitë e tyre më 16 qershor. Human Rights Watch e vizitoi fshatin më 1 gusht. Vetëm dy nga njëzet e tetë shtëpitë e fshatit nuk ishin dëmtuar në një farë mënyre, kryesisht nga zjarri. Ajo u kthye pas nja dy orësh dhe, kur e pyetën se çfarë kishte ngjarë, tha, “Mos më pyesni për asgjë.”

Fshatarët i thanë Human Rights Watch se, dymbëdhjetë burra ishin vrarë gjithsejt në fshat. Njëri prej tyre ishte vrarë më 5 maj, në fushë. Njëmbëdhjetë të tjerët ishin vrarë më 21 prill. Emrat e dhënë përkonin saktësisht me ata që i ishin ofruar Human Rights Watch nga gratë refugjate në Shqipëri. Përputheshin gjithashtu edhe moshat, nga dyzet e nëntë deri më nëntëdhjetë e një vjeç. Sipas fshatarëve, të njëmbëdhjetë trupat ishin gjetur në një pus të fshatit, që më pas ishte hedhur në erë. Human Rights Watch, pa varret e freskët të njëmbëdhjetë burrave, në skaj të fshatit. Sipas raportit të datës 10 nëntor, drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, prokurorja e përgjithshme e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, Carla Del Ponte, thoshte se, ekspertët kriminalistë kishin zbuluar dymbëdhjetë trupa në atë fshat.

 Sipas fshatarëve, trupat e para qeveritare që hynë në fshat mbanin uniforma ngjyrë të zezë ose të gjelbër. E megjithatë, ditën e dytë, atyre do t’u shtoheshin edhe njerëz të armatosur me uniforma të gjelbra, që mendohej se ishin personel i ushtrisë. Shumë prej serbëve mbanin shirita ngjyrë kafe në krah; disa prej kriminelëve mbanin flokë të gjatë e mjekra, ndërsa të tjerët kishin maska të zeza, skish. Sipas një dëshmitari, njëri prej policëve me flokë të zezë, kishte një rrip të verdhë në mes të ballit. Njëra nga viktimat e përdhunuara tha se, pjesa më e madhe e serbëve në shtëpinë ku e kishin çuar, mbanin kama të gjata në brez.

RAPORTO