Bllacë, gjuajti me armë nga vetura, sekuestrohet një armë me karikator dhe 6 fishekë

08.06.2021

Një person ka shtënë me armë dje rreth orës 13:50, në fshatin Bllacë të Suharekës. SuharekaOnline mëson se ai shtiu me armë derisa gjendej brenda një veturë në lëvizje. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj. Pasi policia ka dalë në vendin e […]

Bllacë, gjuajti me armë nga vetura, sekuestrohet një armë me karikator dhe 6 fishekë Foto: Ilustrim

Një person ka shtënë me armë dje rreth orës 13:50, në fshatin Bllacë të Suharekës.

SuharekaOnline mëson se ai shtiu me armë derisa gjendej brenda një veturë në lëvizje.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Pasi policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndaluar një automjet Golf V, ngjyrë e bardhë me targa vendore.

Në automjet ishin tre persona të dyshimtë dhe njëri nga ta e kishte hapur dritaren dhe kishte shtënë me armë, e cila armë është sekuestruar pas kontrollit policor.

Arma është e tipit Ekol Special99, së bashku me karikator dhe 6 fishekë kaliber 99 mm, janë sekuestruar nga policia.

Në mënyrë vullnetare njëri nga të dyshuarit ka paraqitur edhe 38 fishekë të kalibrit 9mm, të cilat i posedonte në shtëpi.

Pas intervistimit nga hetuesit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.