Zyrtare: Futbollisti i skuadrës gjermane pranon t’i bashkohet Kosovës

Zyrtare: Futbollisti i skuadrës gjermane pranon t’i bashkohet Kosovës
Fisnik Sadiku

22.07.2021 / Sport

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi sot priti në takim futbollistin Enis Vila me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

Qendërmbrojtësi i cili luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19 u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar Dardanëve.

Me këtë vendim, futbollisti Vila po realizon dëshirën e tij dhe të prindërve të tij për ta përfaqësuar Kombëtaren U19 të Kosovës.

Enis Vila si qendërmbrojtës është mjaft perspektiv dhe për këtë ai po vëzhgohet nga klube të mëdha në Bundesliga.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit