Xherdan Shaqiri synon të fitojë për herë të dytë Botërorin e klubeve

Ylli i Liverpoolit me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është duke synuar të fitojë për herë të dytë Botërorin e klubeve.

Pasi triumfoi me klubin anglez në Ligën e Kampionëve dhe në Superkupën e Evropës, Shaqiri thotë se ka ardhur koha për një trofe tjetër të madh i cili është botërori i klubeve.

Klubi anglez i cili gjendet në vendin e parë në tabelën e Premier Ligës, pritet që të mërkurën të luajë në gjysmëfinale të kësaj gare, ku do ta ketë përballë klubin nga Meksika, Monterrey.

Prandaj fituesi i këtij duelit të së mërkurës do ta ketë mundësinë të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, e cila do të zhvillohet sot mes Flamengos dhe Al-Hilalit, shkruan sot KohaDitore.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte ai i cili e kishte ftuar Xherdan Shaqirin për këtë turne, ku këtë vit ky turne po mbahet në Doha të Katarit.

Shaqiri në një turne të tillë ka plotë përvojë pasi që në vitin 2013 e pati fituar po të njëjtin trofe (Botërorin e klubeve) me fanellën e Bayern Munich.

Në finalen e këtij trofeu, Shaqiri ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 80-të, në fitoren 2:0 kundër ekipit nga Maroku, Raja Casablanca.

Këtë kontribut Shaqiri po shpresoj të japë edhe tek Liverpooli, i cili dëshiroj të shkruajë historinë me ekipin anglez.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.