13.09.2019, 15:56

Tottenhami i ofron kontratë të re Eriksenit

Krerët e Tottenhamit i kanë ofruar kontratë të re mesfushorit danez Christian Eriksen, i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.

Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Eriksenit në kontratën e re, i është ofruar një pagë javore prej 260 mijë eurosh. Me këtë pagë, Eriksen do të bëhej futbollisti më i paguar në klub së bashku me sulmuesin Harry Kane, transmeton Koha Ditore.

Eriksen është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2013 kur u transferua nga Ajaxi, por mesfushori 27-vjeçar ka kërkuar largimin nga klubi për një aventurë tjetër. Interesim për shërbimet e Eriksenit që verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë nëse nuk firmos kontratën e re, kanë shprehur Real Madridi, PSG-ja e Juventusi.

LEXO EDHE:  Hazard dhe Carvajal e ‘falin’ Sevillan, rezultati dhe statistikat
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.