Sot, debutimi i parë i trajnerit Gani Sejdiu tek FC Ballkani kundër KF Ferronikeli në gjysmëfinale

  • 17.04.2019, 14:40

Gani Sejdiu do të debutojë si trajner i Ballkanit në ndeshjen që mund të jetë pikë kthese në rrugëtimin e kësaj skuadre.

Sot, klubi i qytetit, FC Ballkani përballet me KF Ferronikeli, kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të Digitalb Kupa e Kosovës-Gjysmëfinalja.

Një fitore eventuale dhe një rezultat i mirë në ndeshjen e kthimit mund ta çojnë Ballkanin në finale dhe të ëndërrojë garat evropiane.

Të dashur qytetarë të Suharekës, sot është dita kur duhet të mbushim shkallët e stadiumit të qytetit, pasi luajmë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani.

Sot, i duhem unë, ne, ju dhe të gjithë dashamirët e skuadrës,që të tregojmë se komuna jonë frymon me FC Ballkanin dhe se ky klub është krenaria e këtij qyteti,e hijeshia e futbollit kosovar.

Trajneri i ri i Ballkanit, Gani Sejdiu thotë se do të ishte mirë që punën te Ballkani ta nisë me rezultat pozitiv, por thotë se nuk do të jetë lehtë.

Ai e njeh mirë edhe Feronikelin, pasi jo shumë kohë më parë e ka drejtuar, madje edhe e ka fituar një titull, shkruan Koha Ditore.

Të tjera