Sipas vendimit të FBK-së, ndeshja e KB Yllit-KB Prishtina u vazhdua dje

Në ditën e shtunë, 16 shkurt u zhvillua ndeshja mes dy klubeve basketbollistike, K.B Golden Eagle Ylli kundër K.B. Z Mobile Prishtina, ku në gjysmën e lojës, u ndërpre ndeshja për shkak që tifozët e klubit të Suharekës, filluan të hidhnin gjësende në sallë, ku më pastaj as lojtarët e Yllit nuk u kthyen në sallë për ta vazhduar lojën, pasi u mor vendimi që të zbrazët salla.

Por, gjatë ditës së djeshme Federat e Basketbollit të Kosovës (FBK) mori vendim që ndeshja të vazhdojë, në ditën e dielë, meqë ishte edhe 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ndeshja u zhvilluar përsëri dje, sipas njoftimit të FBK-së, kjo ndeshja u zhvillua nga ora 19:00, ku ishin të pranishëm edhe shikuesit, raporton “Koha Ditore”.

Ndeshja mes K.B. Golden Eagle Ylli kundër K.B. Prishtinës përfundoi me rezultat 93-98, ku 5 pikë ishin në epërsi Prishtina.

Njoftimin për vazhdimin e lojës e bëri të ditur FBK përmes një njoftimi në Facebook ku thuhet se: “Te dielën do të vazhdoj ndeshja Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina. Te shtunën në Suharekë është ndërprerë ndeshja në mes Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës, qe i ka takuar xhiros se XIX në Superligën e Kosovës. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 8:58 sekonda te cerekut te trete, (64:68 ne favor te Z Mobile Prishtinës) për shkak te hedhjeve të shumta te shikuesve. Pas ndërprerjes gjyqtaret jane larguar në zhveshtorën e tyre dhe kane kerkuar nga Policia e Kosoves e pranishme në palestër që në afat prej 15 minutave Konform Propozicioneve të Garave të zbrazen komplet tribunat e sallës, gjë që nuk ka ndodhur. Pas pritjes më shumë se 30 minutave gjyqtarët dhe ekipet janë larguar nga palestra. Ndeshja do të vazhdoj te dielën (Konform Propozicioneve të Garave) në ora 19:00 në kohen dhe rezultatin e mbetur. Ndeshja do të zhvillohet pa prezencën e shikuesve”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO