Salihu: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, luhet në tetor ose nëntor

UEFA në video-konferencën e sotme me sekretarët e 55 federatave anëtare të saj, ka njoftuar se kampionatet vendore në futboll duhet të përfundohen më 19-20 korrik.

Më pas do të nisin ndeshjet parakualifikuese për edicionin e ardhshëm të kupave evropiane.

Ndërkohë është vendosur po ashtu që ndeshjet e plejofit për Euro 2020, përfshirë edhe ajo Maqedoni e Veriut – Kosovë të luhen në tetor apo nëntor, varësisht se kur gjendet një hapësirë e duhur.

Por, vendimet pritet të merren në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që mbahet të enjten.

“Kemi hapësirë të duhur për të përfunduar kampionatin, nëse vetëm fillojmë nga mesi i muajit maj, qysh edhe po synojmë. Për ndeshjet e plejofit të Euro 2020 ishte propozimi që të luheshin në shtator, me të cilin nuk u pajtuam shumica. Kështu që ndeshjet parashihe të zhvillohen në tetor ose nëntor”, ka thënë sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, shkruan koha.net.

RAPORTO