Publikohet lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë

21.05.2019

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka bërë gati listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Kosova pritet të i këtë disa ndryshime në formacion për ndeshjet e qershorit ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, sipas listës së siguruar nga Indeksonline. […]

Publikohet lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë Foto: Ilustrim

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka bërë gati listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kosova pritet të i këtë disa ndryshime në formacion për ndeshjet e qershorit ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, sipas listës së siguruar nga Indeksonline.

Dyshja e mesfushës Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu do të mungojnë në këto ndeshje, shkaku i lëndimeve, teksa prurje e re është mbrojtësi i majtë, Florent Hadërgjonaj, dhe rikthimi i mesfushorit, Anel Rashkaj.

Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet më 2 qershor, ndaj Malit të Zi do të luaj më 7 qershor dhe ndaj Bullgarisë më 10 qershor. Të dyja këto ndeshje “Dardanët” do t’i zhvillojnë si musafirë.

Portierë: Samir Ujkani – Caykur Rizespor, Arijanet Muric – Manchester City, Visar Bekaj – FC Prishtina.

Mbrojtës: Florent Hadërgjonaj – Huddersfield, Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb, Fidan Aliti – Kalmar, Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron, Leart Paqarada – SV Sandhausen, Benjamin Kololli – FC Zurich, Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax, Mirlind Kryeziu – FC Zurich.

Mesfushorë: Anel Rashkaj – AFC Eskilstuna, Florent Hasani – Diosgyor, Bersant Celina – Swansea, Herolind Shala – Vålerenga Fotball, Idriz Voca – FC Luzern, Besar Halimi – Brøndby, Arbër Zeneli – Reims, Milot Rashica – SV Werder Bremen, Edon Zhegrova – Basel, Bernard Berisha – Akhmat Grozny.

Sulmues: Vedat Muriqi – Caykur Rizespor, Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday, Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb, transmeton Gazeta Metro.