Paulo Dybala refuzon rinovimin, zbulohet arsyeja!

Juventus po përpiqet të gjejë marrëveshjen me Paulo Dybalan sa i përket rinovimit të këtij të fundit, por po has jo pak vështirësi.

Oferta e fundit e Paraticit ka qenë rreth 10 milionë euro plus bonuset, ndërsa “La Joya” e ka refuzuar.

Arsyeja e refuzimit është që Dybala kërkon të paktën 12 milionë euro.

Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas skadon në verën e vitit 2022, teksa pritet të ketë tentativa të tjera për të rinovuar, me Juventus që në fund mund të plotësojë kërkesat e Dybalas për t’i dhënë 12 mln euro në sezon.

RAPORTO