‘Më të fortë se kurrë’, FC Ballkani kundër KF Ferronikeli në gjysmëfinale

15.04.2019

Të mërkurën, klubi i qytetit, FC Ballkani përballet me KF Ferronikeli, kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të Digitalb Kupa e Kosovës-Gjysmëfinalja. Të dashur qytetarë të Suharekës, të mërkurën është dita kur duhet të mbushim shkallët e stadiumit të qytetit, pasi luajmë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani. Të mërkurën i duhem unë,ne,ju […]

‘Më të fortë se kurrë’, FC Ballkani kundër KF Ferronikeli në gjysmëfinale Foto: Ilustrim

Të mërkurën, klubi i qytetit, FC Ballkani përballet me KF Ferronikeli, kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të Digitalb Kupa e Kosovës-Gjysmëfinalja.

Të dashur qytetarë të Suharekës, të mërkurën është dita kur duhet të mbushim shkallët e stadiumit të qytetit, pasi luajmë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani.

Të mërkurën i duhem unë,ne,ju dhe të gjithë dashamirët e skuadrës,që të tregojmë se komuna jonë frymon me FC Ballkanin dhe FC Ballkani është krenaria e këtij qyteti,e hijeshia e futbollit kosovar.

Të mërkurën më shumë se kurrë, i duhemi djelmoshave të skuadrës sonë, tu japim fuqi, krenari që luajnë për ndërresën më të bukur në botë, atë Portokalli.

Këtë të mërkurë është dita e FC BALLKANIT, dita e klubit të tifozëve Xhebrailat dhe juve të nderuar qytetar të komunës sonë, prandaj për këtë ndeshje klubi ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe dashamirët e klubit.