Majlinda Kelmendi ka mposhtur rusen që stërvitej me Putinin

Xhudistia Natalia Kuziutina, e cila është e famshme në Rusi, pasi ka ushtruar me presidentin Vladimir Putin gjatë këtij viti, ka arritur që ta fitojë medaljen e argjendtë, pasi është mposhtur nga Majlinda Kelmendi.

Majlinda pasi ka mposhtur Kuziutinan dje, ka fituar të artën në Minsk, transmeton koha.net.

Rusja, fituese e të bronztës olimpike, ka bërë bujë në fillim të këtij viti, pasi duke ushtruar me Putinin, e kishe rrëzuar atë në tokë.

Ajo quhej si “Gruaja që rrëzoi Putinin” në shumë media botërore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.