Ivan Rakitic mbetët edhe më tej në Barcelonë

Kroati, Ivan Rakitic sipas disa njoftimeve thuhet se ka dëshirë që të largohet nga skuadra katalunase, Barcelona, por një gjë të tillë agjenti i Rakitic e ka mohuar duke thënë se Rakitic po insiston që të mbetet tek Barça.

Megjithëse, kontrata e Ivan Rakitic do të skadon gjatë verës së vitit 2021, kroati dëshiron që të nënshkruaj një kontratë të re për qëndrim tek skuadra aktuale, Barcelona.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Kurse, shumë ekipe të mëdha evropiane janë intersuar për mesfushorin qendror, por këto interesime janë tërhequr pasi agjenti i Rakitic e mohoi që kroati po dëshiron të largohet, ekipet të cilat ishin të intersuar janë: skuadra italiane, Interi dhe skuadra angleze, Chelsea.

“Ivan dëshiron të largohet nga Spanja këtë verë? Kjo nuk është e mundur, ” deklaroi fillimisht agjenti, Arturo Canales.

Javën e kaluar në ceremoninë e shpërblimeve të El Mundo Deportivo, vetë Rakitic tha: “Do të doja të rinovoja dhe të qëndroja për shumë vite”.

RAPORTO