CR7 dhe 9 “vëllezërit e golit”, Serie A premton spektakël

CR7 dhe 9 “vëllezërit e golit”, Serie A premton spektakël

Merkato e këtij sezoni në Seria A ka qenë shumë e përqendruar te sulmi, teksa skuadrat e mëdha janë kujdesur për të afruar sulmuesit më të njohur.

Interi deri më tani ka rrëmbyer Lukakun, ndërkohë që mori një “jo” nga Dzeko, që pranoi të qëndronte te Roma. Napoli ka forcuar sulmin me Lozanon, ndërkohë Balotelli u rikthyer në Seria A te Brescia.

Por le t’i hedhim një sy bomberave më të njohur që do të konkurrojnë për “Këpucën e Artë”, transmeton KJ.

Juventus ka sigurinë, pasi ka në skuadër një futbollist që ka shënuar 601 gola me ekipet dhe 88 me kombëtaren. Në sezonin e parë me fanellën bardhezi shënoi 28 gola në 43 ndeshje, fitoi kampionatin, Superkupën e Italisë, por jo Championsin, që bardhezinjtë e presin prej vitesh. Do të riprovojë këtë sezon, ku pritet të jetë edhe më protagonist.

Një nga surprizat e këtij sezoni. Sulmuesi italian zgjodhi që të rikthehej në ekipin e tij te Brescia. Supermario deri më tani ka shënuar në karrierën e tij 146 gola me klube dhe 14 me kombëtaren italiane, por në Seria A njihet si një bomber i vërtet. Synimi për një vend në Europian e motivon edhe më shumë.

Kapiteni i Torinos dëshiron që të përmirësohet edhe më shumë. Në Itali dhe në Europë, bomberi dëshiron që të lërë gjurmë me ekipin granata. Deri më tani numëron 104 gola me klube, teksa para dy sezonesh ishte një nga sulmuesit italian më të kërkuara. Koha dhe mosha flet në favor të tij.

Me valixhe në duar gjatë kësaj vere,sulmuesi boshnjak zgjodhi që të qëndronte në Romë, duke i besuar projektit të ri me trajnerin Fonseca. E vështirë të gjesh një sulmues me të dhënat e tij në qarkullim: 273 gola për klube dhe 56 me kombëtare. Do të jetë lideri i ekipit roman.

Sulmuesi i Lazios prezantohet në këtë sezon të ri me krenarinë që ka shënuar 164 gola në karrierë, shumicën e të cilëve me fanellën bardhekaltër. Në dy sezonet e para ka kaluar shifrën e golave në Seria A (23 dhe 29), ndërkohë që sezonin e kaluar u ndal në 15 gola. Për Lazion mbetet një siguri.

Blerja më e kushtueshme e presidentit De Laurentiis në histori për 42 milionë euro. Ancelotti e sheh si sulmuesin e duhur për të ngushtuar diferencën me Juven. Ka shënuar 88 gola për klube, ndërkohë që në dy sezonet e fundit me PSG ka realizuar 45 gola në 83 ndeshje.

I kritikuar për peshën, sulmuesi këtë verë u transferua tek Interi. Një aventurë e re, që e sheh shumë të motivuar. Në karrierën e tij ka realizuar 187 gola për klube dhe 48 për kombëtare. Interi ja ka besuar sulmin për sezonin e ri, duke lënë jashtë ekipit një bomber si Icardi.

Pasi shpërtheu te Genoa, bomberi polak u transferua te Milani, ku vijoi ecurinë fantastike duke shënuar 6 gola në 9 ndeshje në Seria A në 7 ndeshjet e para. Më pas erdhi një rënie e papritur. Me 84 gola të shënuar në karrierën e tij, ai është një sulmues që mund të japë garanci.

Fakti që është një nga kandidatët për golin më të bukur të vitit, e bën atë një surprizat më të bukur në Seria A. Perla me takë e shënuar ndaj Napolit do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve. Quagliarella ka shënuar 204 gola në karrierë, por është i specializuar për gola të bukur.

Sezonin e kaluar ishte një nga sulmuesit më të spikatur. Gjithsej realizoi në total 28 gola mes Seria A dhe Kupës së Italisë, ndërkohë që në karrierën e tij numëron 108 gola. Së bashku me Gomez dhe Ilicic, premtojnë një sezon fantastik edhe në Champions.

RAPORTO