Batatina: Nuk ka shanse që lojtarët e Ballkanit të jenë pjesë e Llapit në garat evropiane

Batatina: Nuk ka shanse që lojtarët e Ballkanit të jenë pjesë e Llapit në garat evropiane
Taulant Krasniqi

21.06.2021 / Sport

Tashmë klubi futbollistik nga Kosova, KF Llapi e ka siguruar një vend në UEFA Conference League.

Llapi do të luajë kundër Shkupit në Conference League në kuadër të rrethit të parë.

Ndërsa ditë më parë u raportua se dy futbollistët e Ballkanit, Edvin Kuc dhe Nazmi Gripshi do të jenë pjesë e përforcimeve të Llapit për garat evropiane.

Megjithatë, presidenti i llapjanëve, Beqir Batatina përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se nuk ka shanse që lojtarët e Ballkanit të vijnë te skuadra e tij.

Postimi i plotë i Beqir Batatinës:

Jam duke u quditur me vetën kur po i shoh disa postime në rrjetet sociale se lojtarët e Ballkanit do të jenë pjesë e Llapit në Evropë.

Kjo nuk ka shancë të ndodh deri sa të jem unë President i klubit që lojtarët e Llapit që të qëndrojnë në bankë të cilët pas 89 viteve i sollën Llapit trofe e lojtarët e Ballkanit të vinë të luajnë në Evropë.

Këta luana janë ata që e mposhtën Ballkanin për Kupë dhe në kampionat.

B.B

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit