​Manchester United arrin marrëveshje me Sanchon

​Manchester United arrin marrëveshje me Sanchon
Çlirim Gashi

10.06.2021 / Sport

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligat e futbollit evropian.

Pas përfundimit të këtij sezoni, klubet futbollistike fokusohen në afatin kalimtar të verës për blerjen apo shitjen e lojtarëve.

Poashtu klubet fillojnë përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2021/22.

Manchester United ka filluar punën për sa i përket ndërtimit të klubit me shitjen e blerjen e lojtarëve.

Telenovela mes “Djajve të Kuq” dhe Sanchos si duket do të përfundojë këtë verë.

Sipas gazetarit të njohur sportiv Fabrizio Romano, klubi anglez, Manchester United ka arritur marrëveshje personale me kampin e sulmuesit anësor, Jadon Sancho, i cili luan për Borussia Dortmund.

Raportohet se “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar Sanchos një marrëveshje që ta bëjë atë të qëndrojë në “Old Trafford” deri në vitin 2026, dhe Sancho menjëherë e ka pranuar këtë ofertë.

RAPORTO