​Eurobasket 2025, FBK publikon listën e Kosovës për sfidën me Norvegjinë

19.02.2022

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka shpallur listën për ndeshjen me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 27 Shkurt nga ora 19:00 në Mitrovicë. Në këtë listë ndodhen 13 basketbollistë, ku më pas do të reduktohet në 12 lojtarë për sfidën ndaj norvegjezëve, që është e vlefshme në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025. […]

​Eurobasket 2025, FBK publikon listën e Kosovës për sfidën me Norvegjinë Foto: Ilustrim

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka shpallur listën për ndeshjen me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 27 Shkurt nga ora 19:00 në Mitrovicë.

Në këtë listë ndodhen 13 basketbollistë, ku më pas do të reduktohet në 12 lojtarë për sfidën ndaj norvegjezëve, që është e vlefshme në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

E veçanta e këtij grumbullimi është rikthimi te Kosova i organizatorit, Scott Bamforth, i cili tani luan në Francë, te skuadra Le Mans. Skuadra do të fillojë grumbullimin sot (e shtunë), kurse amerikani i natyralizuar do t’i bashkohet ekipit më vonë.

Sot (e shtunë) do të stërviten pasdite, ndërsa nga dita e diel do t’i intensifikojnë përgatitjet për të qenë sa më të gatshëm për duelin ndaj Norvegjisë.

Sfidën e parë e kanë fituar norvegjezët 86:77, ndërkohë Dardanët shënuan fitore ndaj Danimarkës 78:73.

Lista e gjerë: Dardan Berisha, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Mikaile Tmusiq, Arti Hajdari dhe Scott Bamforth.