Punësohu tani, Fabrika e Mobileve “Te Naseri” shpall konkurs pune për 30 punëtorë

Punësohu tani, Fabrika e Mobileve “Te Naseri” shpall konkurs pune për 30 punëtorë
Çlirim Gashi

26.05.2021 / ADS

Fabrika e Mobileve “Te Naseri” si gjithmonë ka qenë e fokusuar në rritjen e cilësisë së produktit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kjo fabrikë gjithmonë ka qenë dhe mbetet e fokusuar në rritjen e cilësisë së produkteve, njëkohësisht duke ecur me hapin e kohës.

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në zonën industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin e mobileve, ku këtë vit ata shënojnë 36 vjetorin e fillimit të prodhimit të mobileve.

Kjo fabrikë ofron produktet më moderne të mobilimit si dizajne më të mira, asistencë në përzgjedhjen e dhomave të ditës, garniturave të ndryshme, kuzhinave, tavolinave, dhomave të fjetjes për të rritur dhe fëmijë, invertar për zyre, bare e restaurante, për kopshte dhe terasa, dizajnin dhe gjithçka sipas dëshirës së klientit.

Në vazhdën e rritjes së kapaciteteve dhe hapjes së vendeve të reja të punës Fabrika e Mobileve “Te Naseri” hap 30 vende të reja pune për punëtorë Femra/Meshkuj.

Të interesuarat mund të paraqiten:
Fabrika e Mobileve “Te Naseri”
Zona Industriale – Shirokë, Suharekë
Për informata tel. 044 187 015

Bëhu pjesë e ekipit të suksesshëm!

RAPORTO