Cineplexx organizon eventin Family Night me çmim special të biletave

28.01.2020

Cineplexx sjell premierën e filmit Playing with Fire, për të cilin do të organizojë një event Family Night në të dy kinematë. Për këtë premierë më 30 janar, Cineplexx organizon eventin “Family Night” me një ofertë speciale të biletave, të cilat mund t’i bleni për vetëm 3 EUR për grupe nga 3-5 persona. Biletat tashmë […]

Cineplexx organizon eventin Family Night me çmim special të biletave Foto: Cineplexx / Family Night

Cineplexx sjell premierën e filmit Playing with Fire, për të cilin do të organizojë një event Family Night në të dy kinematë.

Për këtë premierë më 30 janar, Cineplexx organizon eventin “Family Night” me një ofertë speciale të biletave, të cilat mund t’i bleni për vetëm 3 EUR për grupe nga 3-5 persona. Biletat tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren.

https://www.instagram.com/p/B7tp4ebqqZ5/?utm_source=ig_web_copy_link

Filmi flet për një grup zjarrëfikësish të cilët pasi i shpëtojnë tre fëmijë në një mision, hasin në probleme të ndryshme të shkaktuara nga këta fëmijë problematikë.

Filmi vjen nën regjinë e andy Fickman, ndërsa në rolet kryesore luajnë John Cena, Judy Greer, Keegan-Michael Key.

Përveç premierës së këtij filmi, Cineplexx organizon edhe eventin Family Night prej orës 18:00, ndërsa ofertë promocionale e këtij filmi do të jetë çmimi prej 3 EUR për grupe personash nga 3 deri në 5 persona.

Për më shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS.  Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu.