Suharekë, dhunë në familje në fshatin Doberdolan, djali e rrah nënën e tij

02.02.2024

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton SuharekaOnline.

Suharekë, dhunë në familje në fshatin Doberdolan, djali e rrah nënën e tij Foto: Ilustrim

Në ditën e djeshme me datën 01.02.2024 rreth orës 15:00 përmes rrugëve operative policia është informuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Doberdolan.

Në datën 26.01.2024 rreth orës 13:30 djali i viktimës (i dyshuari) ishte kthyer nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali ku kishte qenë nga data 24.11.2023 për veprën Penale ,,Dhunë në Familje/Kanosje’’ dhe me të hyrë në shtëpi ka filluar të kërkoj llogari nga viktima se kush e kishte raportuar rastin dhe e kishin dërguar në burg.

I dyshuari ka dëmtuar orenditë në shtëpi, e më pas kishte sulmuar me grusht në kokë viktimën dhe u kishte thënë disa fjalë ku viktima ishte frikësuar dhe kishte dal nga shtëpia e kishte shkuar te familja e saj e origjinës në fsh. Bllacë.

E njëjta nga frika nuk e kishte raportuar rastin fare në polici.

Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit i njëjti ndalet në Qendrën Mbajtjes për dyzetetetë (48) orë.

I dyshuari është i njohur për policinë pasi që është recitivist i veprave penale. I dyshuari ka probleme
psikike dhe është i diagnosfifikuar nga mjeket specialist me shizofreni (F20), për këtë sëmundje psikike
ka raport mjekësor.