Për herë të parë në Komunën e Suharekës, krijohet Katalogu Turistik në nivel Komunal dhe atë të qytetit
Prania e këtij katalogu e rendit Komunën tonë në mesin e Komunave të cilat kanë avancuar për nga pasuria Hartografike si dhe në promovimin e vlerave të saj turistike që nënkupton një zhvillim kulturor dhe shkencor të mënyrës së promovimit si dhe ofrimin e një pasqyre të vlerave historike, natyrore, kulturore dhe artistike.
Katalogu turistik do ti informoj turistet për Monumentet natyrore dhe kulturore që gjenden në Komunën e Suharekës dhe në pjesën e qytetit. Numri në hartë e tregon lokacionin e saktë, ndërsa fotoja tregon gjendjen reale te tyre.
Në katalog gjenden Monumente me lokalitete arkeologjike si Hisari në Suharekë, Kalaja në Kastërc, Gjyqeti i Grejqevcit. Monumente me vlera të trashëgimisë Arkitekturore: Shkolla Fillore Muzeu, Mulli ( Buzhalë, Breshancë, Vraniq, Suharekë), Shtëpia Muze e Fadil Vatës, Xhamia e fshatit Leshan, Kulla e Ramë Bllacës.
Monumente të mbrojtura të natyrës: Trungje Dushku, Pisha, Vodhës, Bujgeri, Burim i ujit mineral, aktivitete Gjeomorfologjike etj.
Padyshim suksesi i klubeve sportive dhe ngjarjet kulturore dhe artistike gjithashtu janë paraqitur në Katalogun e Qytetit.
Katalogët janë punuar me mjeshtri nga profesionistë, të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës, dhe janë angazhuar nga OJQ “GIS Software Solution” të përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Në anën e djathtë të Katalogeve, gjendet edhe Qr code, që ja mundëson të gjithëve ta ken atë në paisjet e tyre teknologjike.
Projekti është realizuar me një sukses të madh, pasi që është mirëpritur mirë dhe ka pasur interes, që të vendoset në vendet më të vizituara në qytet, ku edhe janë janë vendosur Kataloget në dimesione të ndryshme në institucionet si: Muzeu i qytetit, Biblioteka “Hajdin Berisha”, Stacioni i Autobusave, në Kullat historike në Bllacë dhe Krushicë të Epërme, si dhe do vendodet në mjediset e shkollave të mesme, dhe janë shpërndarë mbi 700 kopje fletëpalosje, të cilat promovojnë vlerat tursitike të Komunës sonë.