KEDS njofton për punime, të premtën disa vende të Suharekës pa energji elektrike
Arsyeja e ndërprerjes është kryerja e mirëmbajtjes preventive për daljen 10kV, duke përfshirë shtrëngimin e përçuesve, ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, si dhe pastrimin e trasesë.
Kjo masë preventive synon të sigurojë funksionim më të qëndrueshëm të rrjetit elektrik dhe të parandalojë ndërprerje të papritura në të ardhmen.
Banorët e zonës janë të lutur të marrin masa për të përballuar ndërprerjen gjatë kësaj periudhe kohore.
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10kV Shiroka (kodi: 32000019) nga ora 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.