KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës deri në 4 orë pa enërgji elektrike

22.05.2024

KEDS ka njoftuar se të premtën më 24 maj do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës deri në 4 orë pa enërgji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premtën në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

 * * *