KEDS njofton për punime në rrjet, të premtën disa fshatra deri në 4 orë pa enërgji elektrike

15.05.2024

KEDS ka njoftuar se të premtën më 17 maj do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS njofton për punime në rrjet, të premtën disa fshatra deri në 4 orë pa enërgji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premtën në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Budakova  ( kod: 32000008) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).