LVV
PDK
LDK
AAK

I dehur në timon, arrestohet një 47-vjeçar nga Kosova në Slloveni

para 10 dite

Policia sllovene ka ndaluar një 47-vjeçar nga Kosova, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

I dehur në timon, arrestohet një 47-vjeçar nga Kosova në Slloveni

Sipas njoftimit të Policisë së Novo Mestos, shtetasi i Kosovës, rreth orës 21:00, në rrugën nga Lubjana për në Novo Mesto, po drejtonte automjetin në mënyrë të rrezikshme, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia ka arritur ta ndalojë dhe më pas ka konstatuar se ai kishte 1,10 miligramë alkool për litër ajër të nxjerrë, që i bie 2,3 promilë.

Etiketat

Ofertat e fundit