Si ndikon kohëzgjatja e ditës në shëndetin tonë fizik dhe mendor

06.11.2021

Të shumtë janë njerëzit që vërejnë ndryshime në shëndetin fizik në vjeshtë, siç janë: lodhja, problemet me gjumin, shtimi në peshë, luhatjet e tensionit dhe të kolesterolit. Probleme me gjumin  Problemet me gjumin janë parathënia e një sërë shqetësimeve të tjera që ndodhin në organizëm si pasojë e ndërrimit të stinës. Këto probleme jo vetëm […]

Si ndikon kohëzgjatja e ditës në shëndetin tonë fizik dhe mendor Foto: Ilustrim

Të shumtë janë njerëzit që vërejnë ndryshime në shëndetin fizik në vjeshtë, siç janë: lodhja, problemet me gjumin, shtimi në peshë, luhatjet e tensionit dhe të kolesterolit.

Probleme me gjumin 

Problemet me gjumin janë parathënia e një sërë shqetësimeve të tjera që ndodhin në organizëm si pasojë e ndërrimit të stinës.

Këto probleme jo vetëm që i hapin rrugën inflamacionit në trup, por ndikojnë edhe në aftësitë përpunuese të trurit.

Kjo sepse tek një njeri që nuk fle sa dhe siç duhet, truri e ka të vështirë të mësojë dhe të përpunojë informacione të reja.

Nëse nuk bëni një gjumë cilësor, do të ndiheni më të rënduar emocionalisht, aftësitë komunikuese nuk do të jenë të mira dhe do të vëreni mungesë paqartësie e vëmendjeje.

Studimet thonë se jetëgjatësia e njerëzve që flenë më pak se 7 orë gjumë në natë, shkurtohet me 8% si pasojë e mos përmbushjes së nevojave të organizmit.

Sipas ekspertëve, në këtë stinë kafeja dhe alkoli duhen konsumuar me shumë kujdes gjatë ditës, në mos në sasi shumë të kufizuara sepse ato ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Një problem tjetër që na mundon në vjeshtë është se kur temperaturat janë të ftohta njerëzit kalojnë më shumë kohë në shtëpi, duke ngrënë më shumë seç duhet, duke qëndruar më shumë ulur dhe duke mos lëvizur sa duhet.

Mbipesha 

Sipas mjekëve një ndër faktorët kryesorë që kërcënon jetën e të gjithë njerëzve sot është shtimi pa kontroll në peshë.

Kjo sepse dëmton shumë funksione të organizmit duke sforcuar edhe organet e brendshme.

Disa nga sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:

  • Sëmundjet kardiovaskulare
  • Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
  • Tensioni i lartë i gjakut
  • Diabeti
  • Sëmundjet kancerogjene
  • Vështirësi në frymëmarrje

Gjendja emocionale është një faktor ndikues tek mbipesha, gjë që konfirmon praninë e një cikli të dëmshëm vicioz ndaj të cilit njeriu duhet të dijë si të mbrohet në vjeshtë.