Zafir Berisha ironizon me Totajn e PDK-së: Politika nuk matet me kilometrazhin e biçikletës

14.02.2020

Pas fitores së opozitës dje në Prizren, ku kandidati i PDK-së, Sulltan Badalli, është zgjedhur Kryesues i Kuvendit, ka reaguar edhe Kryetari i Degës së PDK-së, Shaqir Totaj. Në reagimin e tij, Totaj, ka premtuar bashkëpunim me Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, për siç ka thënë ai, për të mirë të interesit publik të Prizrenit. […]

Zafir Berisha ironizon me Totajn e PDK-së: Politika nuk matet me kilometrazhin e biçikletës Foto: Ilustrim

Pas fitores së opozitës dje në Prizren, ku kandidati i PDK-së, Sulltan Badalli, është zgjedhur Kryesues i Kuvendit, ka reaguar edhe Kryetari i Degës së PDK-së, Shaqir Totaj.

Në reagimin e tij, Totaj, ka premtuar bashkëpunim me Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, për siç ka thënë ai, për të mirë të interesit publik të Prizrenit.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, i cili ka injoruar me këtë ofertë të Totajt ndaj Haskukës.

Reagimi i plotë i Zafir Berishës:
“Hajde Shaqo hajde!
E lexova diku që Shaqir Tota i paska afruar bashkëpunim z.Haskuka për të mirën e Prizrenit…
I gjori Shaq, duke tentuar të shitet si politikan fleksibil dhe i menqur, ja paska “fut” kotë, duke dëshmuar edhe një herë se është duke u rritur në politik.
Shaqo djali, ai skizofreni nuk bashkëpunon me partin e vet dhe nuk ka ditur me bashkëpunar me ata që e kanë sjellur në pushtet, e me ju… shko o burri dheut bëne ndonjë kursë të politikës njëher e pastaj merru me politik sepse politika nuk matet me kilomotrazhin e bicikletës!”, thuhet në reagimin e Zafir Berishës.