Raporti i Policisë Vetëplagoset një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetë plagosur një person me armë zjarri.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar opinionin se ngjarja ka ndodhur në Prizren, viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi që i njëjti nga pakujdesia është vetë-plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e Policisë.

LEXO EDHE:  Vjedhet vetura në Reqan të Suharekës, policia e gjen në Zubin Potok