Stoltenberg: NATO dislokoi 1000 trupa shtesë, forca të blinduara të rënda në Kosovë

27.01.2024

NATO dislokoi 1000 trupa shtesë dhe forca të blinduara të rënda në Kosovë pas shpërthimeve të dhunës të vitit të kaluar, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg: NATO dislokoi 1000 trupa shtesë, forca të blinduara të rënda në Kosovë Foto: US soldiers, members of the NATO Mission in Kosovo (KFOR), patrol near the town of Leposavic, in the north of Kosovo on September 1, 2022. Serbia and Kosovo have agreed on an arrangement for free movement between their countries, the European Union's foreign policy chief Josep Borrell announced on August 27, 2022. Serbia had agreed to abolish its entry-exit document for Kosovo ID holders, and Kosovo had agreed to not introduce them for Serbian ID holders, said Borrell, in a video statement posted online. (Photo by SASA DJORDJEVIC / AFP)

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin malazez Milojko Spajiç në selinë e NATO-s në Bruksel, ai përsëriti se KFOR-i “vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”.

“Shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme”, theksoi Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s para takimit me Spajiç tha se Mali i Zi ka një vlerë të madhe si anëtare e NATO-s dhe përgëzoi përparimin e tij në rrugën euroatlantike, duke shtuar se Mali i Zi ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.