Policia në rajonin e Prizrenit mban ligjërata për parandalimin e dhunës në shkolla

Policia në rajonin e Prizrenit mban ligjërata për parandalimin e dhunës në shkolla
Fisnik Sadiku

05.02.2020 / Regjioni

Duket absurde por shpesh ndodh që një vështrim, ndonjëherë ky dhe i pafajshëm të bëhet shkak kryesor i gjenerimit të dhunës tek nxënësit në ambientet shkollore ose dhe jashtë tyre.

Janë ata të cilët konsiderohen si të fortit e shkollës që i lejojnë vetes të vënë në lojë nxënës të tjerë apo të dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht bashkëmoshatarët e tyre.

Ndërsa për këtë Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka mbajtur ligjërata në kuadër të të projektit “Siguria në Shkolla”.

Këto ligjërata Policia e rajonit të Prizrenit i ka mbajtur me 3 dhe 5 shkurt 2020.

Këto ligjërata të mbajtura për bazë kishin temën “Bulizmi, Sjellja devijuese dhe parandalimi i dhunës në shkolla”.

RAPORTO