Qendra e Prizrenit së shpejti me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe kryeshefi ekzekutiv i KEDS-it, Alper Erbas, kanë nënshkruar marrëveshjen që qendra historike e qytetit të Prizrenit do të bëhet me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike si dhe do të bëhet vazhdimi i rrjetit elektrik në Cvilen gjithashtu edhe nga Kabashi deri tek kalaja, thuhet në këtë njoftim.

Ky është postimi i plotë:

Qendra historike e qytetit do të bëhet me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike.

Me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbaş, e nënshkruam marrëveshjen për ta jetësuar këtë projekt shumë të rëndësishëm që do t’i jep pamje edhe më të bukur qytetit tonë.

Punimet do të fillojnë sivjet ndërsa rehabilitimi do të bëhet nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Bashkëpunimi me KEDS-in gjithashtu do të përfshijë edhe shtrimin e rrjetit elektrik në Cvilen dhe në Kabash deri tek kalaja, për të krijuar kushtet bazike në këto dy lokacione që synojmë t’i shndërrojmë në destinacione të rëndësishme turistike.