Prizren: Dy vite burg dhe 1000 euro gjobë për vjedhje të rëndë

30.12.2019

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale A.M. dhe A.A që të dy nga fshati Nebregosht Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1 të KPRK-së, dhe veprës penale pranimi, blerja, fshehja e sendeve të përfituara […]

Prizren: Dy vite burg dhe 1000 euro gjobë për vjedhje të rëndë Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale A.M. dhe A.A që të dy nga fshati Nebregosht Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1 të KPRK-së, dhe veprës penale pranimi, blerja, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 345 para.1 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale A.M., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro.

Sepse me datën 21.12.2014 rrethë orës 14:15 në fshatin Nebregosht, Komuna e Prizrenit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër shfrytëzon momentin e volitshëm duke tejkaluar pengesat, në atë mënyrë që hynë në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale M.M. dhe nga aty merr sende me vlerë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton dëm material.

Të akuzuarin me iniciale A.A. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve, gjykata e aprovon propozimin e të akuzuarit që dënimi i shqiptuar me burgim efektiv i njëjti të zëvendësohet me dënimin me gjobë.

Sepse me datë, kohë dhe vend të caktuar, si në dispozitivin I të kësaj akuze, i akuzuari me iniciale A.A. pranon pasurin për të cilën e ka ditur se është përfituar me kryerjen e veprës penale.