Përçarja mes VV-së dhe LDK-së, PDK e merr kryesuesin në Prizren
13.02.2020
Përçarjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Prizrenit, ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës ta shfrytëzon këtë dhe ta rrëmben pozitën e kryesuesit të Asamblesë në këtë komunë. Sulltan Badallaj nga PDK-ja, është zgjedhur me 17 vota nga 33 asamblistë sa kanë marrë pjesë në votim. Ai ka fituar përballë […]
Përçarjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Prizrenit, ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës ta shfrytëzon këtë dhe ta rrëmben pozitën e kryesuesit të Asamblesë në këtë komunë.
Sulltan Badallaj nga PDK-ja, është zgjedhur me 17 vota nga 33 asamblistë sa kanë marrë pjesë në votim.
Ai ka fituar përballë kandidatit të VV-së, Muharrem Elezkurtaj.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka mbetur i vetëm pa partnerin e koalicionit në këtë seancë ku u votuar kryesuesi i asamblesë, pasi LDK’ja nuk është paraqitur fare në mbledhje për shkak të problemeve që kanë me kryetarin.