Një femër kapet me drogë në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia në Prizren ka gjetur dhe sekuestruar drogë në çantën e një femreje të nacionalitetit romë.

Ajo së bashku me shoqëruesin mashkull janë arrestuar.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Rome dhe i dyshuari mashkull K/Shqiptar , pasi që gjatë kontrollimit në çantën e te dyshuarës është gjetur dhe konfiskuar 11.47 gram substancë narkotike e llojit marihuanë”.

“Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: sasi e dyshuar e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 5.31 gram dhe 0.82 gramë substancë e dyshuar e llojit ekstazi”.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dy zyrtarë policorë janë sulmuar nga i dyshuari i lartcekur dhe babai i tij”.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara dhe i dyshuari ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”