Kosovarët gjatë muajit dhjetor morën 193 milionë euro kredi

24.01.2024

Mbi 7.5 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliard euro. Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro […]

Kosovarët gjatë muajit dhjetor morën 193 milionë euro kredi Foto: Ilustrim

Mbi 7.5 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliard euro.

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro me një rritje prej 27.8 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.13 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 863 milionë euro.

Vlera e kredive të reja në muajin dhjetor 2023 ishte 193.7 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 138.8 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35% ku në muajin paraprak ishte 6.4%.

Raporti kredi-depozita për muajin dhjetor 2023 ishte në nivelin 80.2 %, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.2%.