Zafir Berisha Ish-komandanti i UÇK-së sot në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale

Foto: Ilustrim

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha sot ka arritur në Hagë për intervistim nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Këtë e ka konfirmuar vet Berisha për Gazetën Express.

Ai sot ka arritur në Hagë për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara por nuk ka treguar se në çfarë cilësie.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha sot ka arritur në Hagë për intervistim nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Zafir Berisha ish-komandant i UÇK-së ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë por që i njëjti nuk ka mundur të udhëtojë në mungesë të vizës. Ish-deputeti i Nismës SocialDemokrate e kishte bërë publike ftesën nga Gjykata Speciale më 11 dhjetor të vitit 2019.

Ai sot ka arritur në Hagë për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara por nuk ka treguar se në çfarë cilësie.

“Po sot kam ardhur në Hagë, ftesa më është bërë si ushtar i UÇK-së pse kam qenë në luftë kundër regjimit të Serbisë”, ka thënë Berisha për Express.

Berisha kishte thënë se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë të jetë e fundit që mundohet për ta njollosur luftën e UÇK-së.

Para disa ditësh edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica i cili ishte një nga eprorët e lartë të UÇK-së, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Shumë pjesëtarë të UÇK-së duke filluar nga zinxhiri komandues i Shtabit të Përgjithshëm e deri tek ushtarët kishin marrë ftesa përgjatë gjithë vitit 2019.

Një pjesë e madhe e ftesave të ardhura nga Dhomat e Specializuara, pjesëtarët e UÇK-së i kanë marrë në cilësinë e dëshmitarëve e shumë të tjerë janë thirrur edhe si të dyshuar.

Formimit të Gjykatës Speciale i parapriu një rezolutë në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Që nga themelimi i Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015 pas votimit në Kuvendin e Kosovës, mbi 250 ftesa janë dërguar nga kjo Gjykatë për pjesëtarë të UÇK-së, deputetë, ministra e qytetarë të thjeshtë.

I pari që kishte marrë ftesën për t’u intervistuar ishte komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Ai kishte marrë ftesë në dhjetor të vitit 2018 kurse ishte intervistuar në janar të vitit 2019.

Kush është lufëtetari i UÇK-së nga Prizreni të cilit në emër të “drejtësis” i bëhet padrejtësa radhës nga Gjykata e Hagës!

(ZAFIR BERISHA-NJË JETË PËR KOSOVË)

Përmes kësaj biografie tregohet aktiviteti ilegalë i Zafir Berishës dhe familjes së tij gjatë viteve ’80 -’90, si dhe aktiviteti i tij në UÇK dhe angazhimi në jetën publike, politike e institucionale.
Zafir Berisha u lind më 16 janar 1968 në fshatin Kushtrim (Billushë) të Prizrenit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa shkollimin e lartë në Gjakovë. Familja Berisha në përgjithësi, Zafiri dhe vëllezerit e tij në veçanti, shquhen për kontributin dhe sakrificën e tyre, për të drejtat kombëtare e nacionale të popullit shqiptar. I frymëzuar dhe i nxitur nga vëllezërit e tij më të medhenj, Zafiri që në rininë e hershme e fillon aktivitetin e vet kundër pushtuesit serbo–komunist.
Në vitin 1981 bashkë me disa shokë shkroi parullën “Kosova Republikë”. Për aktivitetet e shumta, të ndërmarra kundër pushtuesit serbo-komunist të kohës, në nëntor të vitit 1981 shërbimi sekret serb arreston dy vëllezërit e Zafirit, Shaniun dhe Sheradinin dhe i dënon me nga 3 vite burgim të rëndë, të cilat i vuajnë në burgjet më famkeqe të ish-Jugosllavisë, në Prizren, Gospiq, Shibenik, Goli-otok, Stara-Gradish, ndërsa vetë Zafirin me dekret në emër të ashtuquajturit vëllazërim–bashkimit jugosllav e përjashtojnë nga arsimi i detyrueshëm / fillor, ku i vijonte mësimet ne klasën e shtatë.
Rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë jo të volitshme, burgosja e të rinjëve, gjendja sociale e rënduar e shumicës së popullit shqiptar në Kosovë, sidomos pas pranverës studentore të vitit 1981, Zafirin nuk e lënë të qetë, ai kishte braktisur lojërat e fëmijërisë dhe ishte vënë tërësisht në shërbim të lëvizjeve ilegale të kohës.
Në nëntor të 1983, kur Zafiri ishte nxënës i shkollës së mesme dhe dy vëllëzërit e mëdhenj i kishte në burg, vëllau i tretë i tij Mujadini, në shenjë revolte dhe hakmarrje ndaj sistemit dogji flamurin jugosllav, pikërisht në kohën kur aktivistë të Lidhjes Komuniste Jugosllave (LKJ) organizonin ahengje në emër të vëllaznim-bashkimit për të lënë përshtypjen se në Kosovë nuk është duke ndodhur asgjë.
Arrestimi dhe dënimi me pesë muaj burg të rëndë i Mujadinit, ishte një goditje e rëndë për familjën Berisha dhe për vetë Zafirin, tashmë në moshën 15 vjeçare.

I mbetur përkohësisht vetëm, pa tre vëllëzërit e tij, të cilët ishin duke vuajtur “dënimet “ në burgjet e ish-Jugosllavisë, por i ndihmuar dhe i mbështetur nga babai i tij i cili gjendej në gurbet, nga nëna, motra dhe nga shokët dhe miqët e idealit, Zafiri, edhe pse në moshë shumë të re e vazhdoi aktivitetin dhe veprimtarinë e vetë kombëtare, shtëpia e tij vazhdoi edhe më tej të mbetet vendtakim i shokëve dhe i veprimtarëve të ilegales së kohës, nga e gjithë Kosova.
Gjatë vijimit të shkollimit të mesëm, në bashkveprim me shokë të tij, e zgjerojë gamën e aktivitetit kombëtar, organizoi shkruarjen e parollave kundër regjimit okupues serbo-jugosllav, shpërndarjen e trakteve nëpër shumë lokalitete të Komunës së Prizrenit, shpërndarjën e librave dhe shtypit të kohës që botohej në vende të ndryshme të Evropës, të cilat ishin të ndaluara nga regjimi.
Tre vëllezërit e Zafirit, Shaniu, Sheradini dhe Mujedini, pas vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgjet në fund të vitit 1984, Zafirin e gjetën të burrnuar para kohe dhe të motivuar për vazhdimin e qëndresës për të drejtat nacionale e kombëtare të shqiptarëve.

Familja Berisha vazhdoi të mbetet në shënjestër të regjimit komunist dhe bashkpunëtoreve të tij, si familje e cila vazhdoi pa u lëkundur angazhimin për lirin e Kosovës. Kjo familje liridashëse dhe e pathyeshme u bastis me dhjetra herë nga forca të mëdha policore serbe, me motivacion për të kapur materiale luftarake dhe të shkruara, të cilat do të ishin shkas për arrestimin e Zafirit dhe vëllezërve të tij.
Në vitet 1984-1985 e në vazhdim, Zafiri tashmë ishte në krye të organizimeve ilegale në Regjionin e Prizrenit, në ballë të shumë aksioneve dhe aktiviteteve të ndryshme kundër pushtetit komunist serb të kohës, por falë shkathtësisë dhe gjindshmërisë së tij forcat policore nuk arritën asnjëherë ta arrestojnë.
Në pjesën e dytë të viteve 80-ta, ardhja në pushtet e Millosheviqit dhe forcave shoviniste serbe para rinisë ilegale shtroi detyra per një organizim dhe mobilizim me të madh te qytatarëve për liri dhe pavarësi.

Shpërthimi i protestave masovike në vitin 1988-1989 Zafirin dhe vëllezërit Berisha me shokët e ilegalës i gjenë në ballë të këtyre protestave, mirëpo i detyruar nga aparati shtetëror serb, Zafiri dhunshëm dërgohet në Shëbimin Ushtarak Jugosllav, të cilin për 12 muaj e shërben në Slloveni. “Këtë shërbim” e shfrytëzoi me mjeshtëri për të mësuar përdorimin e armëve të lehta dhe të rënda, të cilat më vonë do t’i shërbenin shumë.
Kthimi nga Sllovenia, Zafirin tashmë 22 vjeçar e vënë në ballë të protestave kundër regjimit, të organizuara në Prizren, veçanërisht në lagjën Tusuz, ku për herë të parë me një fjalim drejtuar protestuesve në afersi të spitalit të qytetit, kërkoi vendosmëri nga protestuesit dhe qytetarët, drejt realizimit të synimeve shekullore të popullit shqipëtar në Kosovë.

Në fillim të viteve 90-ta ishte koha kur në skenën publike të Kosovës kishin lindur disa subjekte politike dhe në anën tjetër edhe me shumë u shtronte nevoja për organizim të mirëfillt të ilegalës, Zafiri, formalisht ishte aktivist i Partisë Parlamentare ndërsa në anën tjetër angazhimi i tij kryesorë ishte i përqëndruar në forcimin e lëvizjes popullore dhe bashkimin e të gjithë veprimtarëve te ilegalës për një organizim ushtarak.
Në 1991-92 regjimi i Serbisë i instaluar në Kosovë, filloi haptazi t’i armatoste qytetarët e moshës madhore serbe, në anën tjetër lufta veq kishte shpërthyer nëpër disa ish republika jugosllave, në këtë kohë shumë djem të Kosovës u kthenin në arkivole nga Armata ish-Jugosllave, gjithashtu ndodhi helmimi masovik i nxenësve shqipëtar anë e kënd Kosovës, rrjedhimisht edhe në Prizren.
Ishte koha e organizimit dhe mobilizimit te pergjithshem te shqiptareve ne Kosove, për t’i dhënë goditjen perfundimtare dhe dermuese pushtuesit serbosllav në Kosovë . Zafiri me shokë i mbështetur edhe nga vëllezërit e tij, në shtator të vitit 90-të organizoi tribunën politike me temën Kosova DJE SOT DHE NESËR , ku para qindra të pranishmëve ne kete tribun, një ligjeratë u mbajte edhe nga intelektuali i madh shqipëtar profesor Ukshin Hoti, i cili percjelli mesazhe të qarta për të pranishmit.
Arrestimet e veprimtarëve të ilegalës anë e kënd Kosovës, Zafirin me shokë, në mesin e të cilëve edhe dy Herojet e Kosovës : Xhevat Berisha dhe Ismail Kryeziu, e motivuan në fuqizimin e veprimtarisë praktike të ilegalës rreth organizmit ushtarak, konkretisht në fund të vitit 1991 në një takim ilegal në praninë e 70 veprimtarëve në lagjën Tusuz të Prizrenit organizojnë Këshillin e Vetmbrojtjes, ku përfaqësoheshin 17 fshatra dhe lagje të rëndësishme të qytetit, organizmim ky që do t’i paraprijë organizimit të celulave të para te UCK-së.

Kjo gjithashtu është koha kur forcat serbe sulmuan familjen legjendare Jasharaj në Prekaz, Zafiri meqë vepronte në kufirin shqipatro – shqipëtar, në rrethana shumë të rënda me ndihmën e disa shokëve e siguroi kalimin ilegal për në Shqipëri të z. Rifat Jasharit, por edhe të shumë veprimtarëve të kohës.
Lëvizja e Zafirit më shokë drejtë Shqipërisë, për tu furnizuar me armatim dhe përgatitja e rinisë për përdorimin e armëve nuk mbeti pa u vrejtur nga forcat e armikut. Zafiri dhe familja e tij vazhdonin te ishin nen vezhgimin e vazhdushem policor e ushtarak serb. Ne viti 1993 forca te medha policore rrethojne dhe bastisin familjen Berisha, arrestojne vellaun e tij Sheradinin, ndersa ai vet Zafiri, detyrohet te kaloj në ilegalitet të thellë.
Më 23 korrik 1993 tashmë Zafiri i armatosur mirë, sulmoj stacionin policor të forcave serbe në Prizren, aksion ky i cili tronditi pushtetin serb dhe nga shtypi i kohës u cilësua nga aksionet e para të armatusara kundër okupatorit serb në Kosovë.
Nga rrethanat që u krijuan atëbotë, Zafiri, tashmë i ndjekur nga forcat okupuese serbe, kaloi në Shqipëri dhe në disa vende të perëndimit, ku u njohë dhe bashkveproj me shumë patriot shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte Heroi i Kombit Fehmi Lladrovci .

Përmes vëllaut të tij Shaniut, Zafiri bashkveproj me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe në janar të vitit 1997 udhëtoi nga përëndimi në Shqipëri , për tu takuar me shokë dhe veprimtar te Regjionit te Prizrenit , për një organizimin nën hirarkinë e UCK-së.
Rrethanat e krijuara politike dhe luftarake në Kosovë, rënja heroike e Zahir Pajazitit, arrestimet dhe burgosjet e shumë luftëtarëve të UCK-së, shtruan detyrën urgjente për një organizim të përshpejtuar dhe në shtator të 97-ës më ndihmën e miqëve dhe shokëve të tij Zafiri, solli kontigjentin e parë më të madh të armatimit në atë kohë në duart e njësitit të UCK-së, i cili udhëheqej nga Xhevat Berisha.

Më 28 shkurt 1998 forcat serbe kishin sulmuar njesitet e UCK-së në Drenicë, po atë ditë kishin rrethuar edhe lagjën Tusuz në Prizren, me ç’rast forcat ushtarake e paramilitare serbe arrestuan disa nga krerët e UCK-së, në Prizren, në mesin e të cilëve edhe Heroin e Kombit Xhevat Berisha.
Në mengjesin e kësaj dite Zafiri që gjendej në Gjermani njoftohet përmes telefonit nga një anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm për zhvillimet në lagjen Tusuz, ku përmes lidhjeve të veçanta u lidhe drejteperdrejt me veprimtarët e kësaj lagje dhe u njoftua më hollësisht për zhvillimet që ndodhnin në mëngjesin e 28 shkurtit të 1998-ës.
Arrestimi i Xhevatit me shok, ishte goditje e madhe për Zafirin dhe organizimin e UCK-së, në këtë pjesë te Kosoves . Zafiri, në mungesë të dokumenteve personale për të udhëtuar në Shqipëri, e dërgoi vëllan e tij Shaniun, në drejtim të Shqipërisë, për tu takuar me shokët nga Prizreni. Gjate ketij udhetimi Shaniu sjelli ne Kosove rreth 30 mijë emblema të UCK-së, të cilat me shum nderë dhe krenari do t’i bartin djemt dhe vajzat që kishin rrokur armët për lirin e Kosovës. Keto emblema ishin siguruar nga Sheradini, vellau i Zafirit.

Shaniu, pas kthimit në Gjermani e njoftoi Zafirin në detaje për të gjitha rrjedhat fillimit të luftës në Kosovë, kështu që në fillim të muajit maj nga Amsterdami Zafiri, udhëtoi për në Tiranë, ku për dy ditë rresht takoi anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe eprorë të lartë ushtarak, mori disa udhëzime dhe bashkë me Dëshmorin e Kombit Agim Shala që kishte ardhur nga Italia dhe shokë të tjerë hynë në Kosovë dhe u vendosën në malet e Jeshkovës.
Fillimisht takoi shokët e vjetër dhe familjarët e tij, u njoftua rreth gjendjes dhe pozicioneve të forcave serbe në Komunën e Prizrenit, në kuadër të këtyre takimeve në fshatin Lez takoi Dëshmorin e Kombit Selajdin Berishën, i cili pas arrestimeve që kishin ndodhur më parë në lagjen Tusuz, kishte dalur në malet e Lezit, me gjithë armatimin të cilin e kishte patur ne dispozicion dhe ishte mbështetur fuqishëm edhe nga rinia e këtijë fshati.
Në mesin e muaijt maj njësitet tashmë të konsuliduara të UCK-së, në Komunën e Prizrenit filluan të dërgojnë për armatim grupe të mëdha te ushtarëve të UCK-së përmes bjeshkëve të Koretnikut – Pikllima.

UCK-së në Prizren, filluan t’i bashkangjiten vullnetarisht shumë djem dhe vajza, para Zafirit dhe shokëve të tij lindi nevoja urgjente që në koordinimin me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, kanali për furnizim i UCK-se nga Shqipëria, të bëhet më i organizuar, për këtë detyrë thelbësore në Bjeshkët e Probregit u autorizua vëllau i Zafirit, Shaniu.
Dalja e Xhevatit nga burgu më 28 maj dhe ardhja e shumë shokëve të tjerë nga përendimi , para njësive të UCK-së shtroji detyra të reja, për një organizim të mirëfillt ushtarak, më 10 qershorë 98 në takimin që u mbajt në shtëpinë e Zafirit në fshatin Billushë (Kushtrim) u ndanë përgjegjësitë organizative të Shtabit lokal të UCK-së, për të vazhduar edhe me disa mbledhje të rëndësishme në fshatin Lez, Malësi e Vrrinit (Lybeqev), Arbëri (Leskovec) , për të vendosur në këto takime, që njësitet e UCK-së – Petritat të udheheqen nga veprimtari i madh i çështjes kombëtare Remzi Ademaj – tani Hero i Kombit.

Në pjesën e dytë të qershorit njësitet e UCK-së , duke udhëtuar për armatim drejtë bjeshkëve te Koretnikut, ranë në pritë të forcave serbe, me ç’rast u krijuan rrethanat e reja të cilat e detyruan Shtabin e UCK-së në Prizren, që 8 fshatrat t’i shpall zonë e lirë e UÇK-së , për të cilën Zafiri së bashku me Heroin Ismail Kryeziun dhe shokët e tjerë udhëtojne për në Drenicë , për t’i njoftuar anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, për zhvillimet luftarake në Komunën e Prizrenit, më c’rast në Prizren vjen njëri nga anëtarët e Shtabit Operativ të UCK-së, i cili inspekton pozicionet e UÇK-së dhe në Jeshkovë vendoset Shtabi Lokal i UCK-së për Prizrenin, paraardhëse e Brigadës 125 të UÇK-së.
Levizjet e Zafirit dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit përcilleshin në vazhdimësi nga focat serbe dhe bashkëpuntorët e tyre, më 7 korrik 1998 gjatë një aksioni që ishte ndërmarr jashtë zonës së lirë, Zafiri, bie në pritë të forcave serbe dhe pas afro 4 orë luftimesh forcat serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen.

Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djem e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe te Laku i Billushës, në këtë betejë Zafiri më një pjesë të Policise Ushtarake dhe disa ushtarë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushë) në vendin e quajtur Kullat e Hoqës arritën t’i dalin nga prapa forcave të armikut dhe me një sulm të furishëm i detyruan këto forca, që në panik dhe me humbje të shumta të ikin drejtë Prizrenit.
Zafiri, u bë sinonim i qëndresës luftarake, për këtë forcat serbe organizuan njësitet elite të tyre që më çdo kusht ta likuidonin , duke ngritur kurthe e prita të ndryshme të cilët falë shkathtësisë së tij u treguan të pa suksesshme.

Në kuadër të këtyre orvatjeve , forcat serbe disa herë sulmuan nga largësia me armatim të rëndë dhe snajper vendndodhjet e supozuara te Zafirit, në një rast vran edhe femiun Idriz Ramadan Krasniqin, në qendër të fshatit Kushtrim.
Forcat serbe shumë herë sulmuan pozicionet e UÇK-së, me qëllim të eleminimit të luftëtarëve të liirisë dhe dobësimit të pozicioneve luftarake të UÇK-së, por këto sulme rezultuan të pa suksesshme.
Më 15 gusht 1998, rrugës duke kthyer nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandanti Remzi Ademaj i cili shoqërohej nga Heroi i Kombit Xhevat Berisha, në udhëkryqin e Nashecit bie në pritë të forcave serbe, me ç’rast bije heroikisht Komandanti Remzi Ademaj, ndërsa Komandanti Xhevat Berisha së bashku me dy luftëtar të tjerë arriti të shpërthej pritën.
Më 16 gusht 1998 në Malësi të Vrrinit me nderime të larta ushtarake u varros Heroi i Kombit Remzi Ademaj-Petriti , ndërsa ushtarët e UÇK-së u betuan para varrit të tij, se luftën për liri të Kosovës, do ta vazhdojnë deri në fund.

Shtabi i Brigatës 125 që tashmë udhëhiqej nga luftëtari i madh Ekrem Rexha – Drini, mori vendime të rëndësishmë për shtrirjen e UÇK-së edhe në rajonin e Opojës, mirëpo forcat serbe me makineri të rëndë luftarake më 31 gusht 1998 rrethojnë 8 fshatrat e Komunës së Prizrenit në rajonin e Vrrinit, pikërisht në mëngjesin e hershëm të 1 shtatorit filloi beteja për liri a vdekje, beteja më e madhe që ishte zhvilluar ndonjëherë në Komunën e Prizrenit.
Luftimet zgjatën 4 ditë rresht, në të gjitha vijat e frontit, pas një qëndrese titanike përball makinerisë së rëndë ushtarake dhe mijera forcave ushtarake , policore e paramilitare serbe bien në fushëbetejë 27 Deshmorë në mesin e të cilëve Komandanti i ZKZ Xhevat Berisha , komandanti i Policisë Ushtarake Selajdin Berisha, komandanti i Njesisë Speciale Agim Shala dhe shumë luftëtarë të dëshmuar.
Forcat serbe në këtë betejë shkatërruan tërësisht më artileri të rëndë dhe më këmbësori, katër fshatra të kësaj zone dhe pjesërisht 4 fshatra tjerë, vranë mbi 20 civilë në mësin e të cileve pleq, gra dhe femijë.
Zafiri, në këtë bëtejë me njësitin e vet, në malet e Billushes qëndroi i pathyeshëm, deri në fund të betejës, pasi u njoftua për rënien e shumë shokëve në vijat e frontit, pas përfundimit të betejës u tërhoq në drejtim të fshatit Kobajë, fillimisht u takua me disa anëtarë të Shtabit të Brigades 125, bën analizën e betejes dhe morën vendimin për vazhdimin e luftës për liri.

Zafiri, për një kohë qëndroi në Shqipëri, ku një pjesë e bashkëluftëtarëve të tij, bënë përgatitje intensive me ushtarakët më të mirë, që i vuri në dispozicion të UCK-së, legjenda e gjallë e luftës në Kosovë Gjeneral Kudusi Lama, ky njësit u përgatit për një luftë guerile, që do të zbatohej në praktikë, në vazhdimi e luftës, në mesin e të cilëve ishte edhe dëshmori i Kombit Hysen Rexhepi.
Zafir Berisha, gjatë kësaj përiudhe studioi në hollësi metodat e luftës guerile vietnameze dhe tre shtyllat bazë të luftës së Che Guevares, të cilat do t’i vë në jetë në vazhdimin e luftës duke i pershtatur të njejtat me kushtet dhe rrethanat e Luftës në Kosovë.
Renia e heroit të Kombit Mujë Krasniqi dhe shumë Dëshmorëve të Kombit në Pashtrik ne dhjetorë të 98-ës, dhe ngjarja dramatike që ndodhi në janar të 99-ës në Rugovë të Hasit , shtroi nevojën para Zafirit dhe bashkëluftetarëve të tij, që të gjejnë shtigje të reja për të thyer kufirin shqiptaro – shqiptar, për këtë Zafiri për një kohë të gjatë hulumtoi kanalin e mëhershëm në Bjeshkët e Koretnikut-Pikllima.

Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe borës së madhe, Zafiri qëndroi një kohë të gjatë në vëzhgim të kufirit shqiptaro – shqiptarë dhe pas disa orvatjeve , ne fillim të marsit 99, mbi një fushë të minuar, me një mot tejet të vështirë, me borë të madhe, mbi 2 metër, e cila kishte mbuluar minat e vendosura nga forcat serbe, duke rrezikuar jeten e tij dhe te shokeve, theu kufirin dhe hyri ne Kosove, përkundër sygjerimeve nga disa miqë te tij, se nuk eshte koha e pershtatshme per nje veprim te till, për shkak të zhvillimeve politike që zhvilloheshin në Rambuje, por përgjigja e Zafirit ishe: Pavarsisht se çdo të ndodhë në Konferencën e Rambujesë, unë gjallë a vdekur në Kosovë do të hy.

Më 11 mars 1999 në kohën kur Zafiri ishte duke u kthyer në rajonin e Prizrenit, forcat serbe kishin marrë një ofenzivë të ashpër kundër njësisë së Brigades 125 të UCK-së , në Jeshkovë, me ç’ rast në fushëbetej heroikisht kishte rën njëri nga bashkëluftëtarët e ditëve të para të Zafirit, Hysen Rexhepi dhe 10 luftëtarë tjerë të UCK-së.
Zafiri, humbjen e shokëvë në Betejën e 11 marsit e shëndrroi në forcë, duke vazhduar me njësitin e tij tashmë të përgatitur mirë, t’i riorganizoj njësitet e UCK-së, në rajonion e Vrrinit. 24 marsi i 99-ës (fillimi i bombardimeve të Nato-së) Zafirin, e gjen në lagjën Tusuz të Prizrenit, në ato momente tepër dramatike për qytetarët dhe për vetë Kosovën Zafiri, doli nëpër lagje dhe bisedoi me qytetarë për t’i mbështetur dhe sqaruar ata, se ky është fillimi i fundit të regjimit fashist të Serbisë në Kosovë.
Deportimi masiv i qytetarëve shqiptar për Shqipëri , masakrat që ndodhnin anë e kënd Kosovës, veçanërisht në anaderini, intensifikoj edhe më përpjekjet e Zafirit dhe bashkluftëtarëve të tij, për t’i dhënë armikut shekullor grushtin përfundimtarë.

Në një nga faqet e ditarit të tij të luftës, Zafiri do të shkruante, 28 marsi i vitit 1999, ishte nga ditët më të rënda për ne luftëtarët e lirisë, atë ditë Bajrami, në orët e hershme të mëngjezit, mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit, me urdhër të forcave policore – ushtarake serbe, dhunshëm dhe nën kërcimin e vazhdushëm u deportuan në Shqipëri , Zafiri me shokë, do të gjej nëpër shumë shtëpi të fshatrave te Vrrinit sofra të cilat ishin shtruar dhe përgatitur për sillën e Bajramit, por mjerisht të zbrasta, pa njerzë, këto sqena ishte shumë tronditëse për luftëtarët e UÇK-së, por në anën edhe më shumë rritën besimin se dita e lirisë, fal luftës heroike dhe të guximshme të UÇK/ së, po afron gjithenje e me shume.
Zafiri, me bashkluftetaret e tij tanime operonte në kushte të reja luftarake, nga ajri bombardonte NATO dhe në tokë aplikohej lufta guerile për të cilën ishin përgatitur ai dhe bashkluftetaret e tij.
Gjatë muajit mars, maj dhe ne fillim të qershorit të vitit 1999, njësitet e UÇK-së, në rajonin e Vrrinit, tashme te ndara në dy grupe, njëra nen udhëheqjen e Zafirit dhe tjetra te Samedin Xhezahiri- Hoxha, morën shumë aksione guerile ndaj forcave policore – ushtarake serbe , duke i shkaktuar atyre humbje të madha në njerëz dhe makineri.

Gjatë kësaj kohe edhe pse i lenduar Zafiri, me bashkëluftëtarë asnjëherë nuk i ndali sulmet ndaj forcave serbe të cilët në pamundësi për t’u përballur me sulmet e rrufeshme të UÇK-së, u hakmorën ndaj popullatës civile fillimisht në Hoqë të Qytetit e më pastaj me 26 maj 1999 masakruan banoret e lagjës Tusuz.
Njësitet e UÇK-së me luftën e tyrë të sukseshme dhe bombardimet e aviacionit të NATO-së filluan t’i dërmojnë forcat serbe, në të gjitha pozicionet, fundi i luftës po afrohej, njësitet e UÇK-së të Brigades 125 që vepronin në Regjionin e Prizrenit nisen t’i bashkërendojnë aktivitetet luftarake, për çlirimin përfundimtarë të Prizrenit, nga malet e Kabashit në fillim të qershorit të vitit 1999 në zonën e Vrrinit kalon edhe komandanti i brigadës 125, për t’i bashkërenduar operacionet me dy grupet guerile që vepronin në këtë rajon.

Më 10 qershor 1999, kur kasapi i Ballkanit, Milloshevici, pranoi kapitullimin dhe largimin definitiv te forcave policore e ushtarake serbe nga Kosova, në malet e Vërrinit valoi flamuri shqipëtar, një pjesë e ushtarëve të UCK-së tashmë ishin futur në disa lagje të Prizrenit, Zafiri me bashkluftetare deminonte shtepitë nëper fshatrat e Vrrinit të cilat ishin minuar, në ikje nga forcat serbe.
Më 12 qershor rreth orës 24,00 Prizreni nisi të frymon lirshëm, forcat e UÇK-së dhe të NATO-së , tashmë kontrollonin tersisht qytetin e Prizrenit, qytetaret e tij filluan të festonin.

Zafiri, qe në ditet e para te çlirimit, filloj të perballjen me sfida te reja dhe aspak te lehta.
Si shef i Shtabit të Brigadës 125, u mor me transferimin e UÇK-së, në TMK. Detyren e Shefit te Shtabit te Brigades 125 e ushtroi deri më 15 shtator 1999, kur u demobilizua, per ta lën rriten e metejme te TMK-së, në duart e profesionistëve.
Por Zafiri , nuk mund të qëndronte indiferent, ndaj zhvillimeve politike dhe socio – ekonomike në vend, në veçanti ndaj politikës joparimore dhe te demshme te UNMIK-ut në Kosovë.

I nxitur nga situata politike dhe e sigurise e renduar ne nivel vendi dhe të përcaktimit që nga fëmiria e hershme per nje Kosove te lire e demokratike, me mbështetjen e qytetarëve të Prizrenit organizoi protesta dhe demostrata te shumta dhe masive , duke shprehur publikisht pakënaqësitë per zhvillimet rreth çështjes se padefinuar te Mitrovicës, mobilizimit në mbështetje të luftës heroike të UÇPMB-së në Kosovën Lindore, të luftës së drejtë të ushtrisë Kombëtare Çlirimtare të Shqipëtareve në Maqedoni dhe në mështetje të bashkëluftëtarëve të UCK-së, që u arrestuan padrejtësisht nga politika e UNMIK-ut, gjoja per krime lufte.

Me mbeshtetjen e shume qytetareve, per vite te tera organizoi protesta te vazhdushme edhe kunder pushtetareve lokal te kohes ne Prizren, te cilet arbitrarisht, kundershtonin vendosjen e shtatorëve te dy komandantëve te lavidishem te UÇK-së, Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari –Kumanova.
Per arsye te kundershtimit publik te politikes joparimore dhe te demshme te UNMIK-ut, ndaj interesave te Kosoves dhe qytetareve te saj , Zafir Berisha, ishte vazhdimisht në shënjestër të policisë së UNMIK-ut, disa here u arrestua, u bastise shtepia dhe zyra e tij e punes.
Për kundër shantazheve dhe kërcënimeve të shumta , asnjëherë nuk u shmang nga përcaktimi i tij, për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Ishte personaliteti i vetëm publik në Kosovë, që regjimi i UNMIK-ut, ia kufizoj lëvizjen nëpër qytet, por as kjo nuk e kishte zbrapsur Zafirin.

Zafir Berisha, gezonte dhe vazhdon ta gezon mbeshtetjen e gjere nga qytetaret e Prizrenit dhe te Kosoves, dy mandate ne vitin 2000 /2007 ishte Këshilltarë në Asamblen e qytetit të Prizrenit, ndersa ne vitin 2007/2010 u zgjodhe deputet në Kuvendin e Kosovës , ishte pjesë e legjislaturës e cila shpalli Shtetin e Pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008, me besimin e qytetarve u zgjodhë deputet edhe në dy legjistatura 2014-2019.
Zafir Berisha, që nga paslufta vazhdimisht qëndroi afër dhe i mbështeti familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, u angazhua drejtpërdrejtë për ngritjen e përmendoreve në shumë fushëbeteja të UÇK-së, mbajti raporte të ngushta dhe miqësore me shumë organizata joqeveritare, ligjëroi për tema të ndryshme dhe mbajti shumë fjalime për luftën e lavdishme te UÇK-se, situatën e sigurise, politike, socio – ekonomike në Kosovë, përmes të cilave përcolli shumë mesazhe për qytetarët e veçanërisht për të rinjtë, kultivoj raporte shumë të afërta me mediat e shkruara dhe elektronike, dha shumë intervista, publikoi shume shkrime autoriale dhe shpalosi filozofin e vet politike, për shumë zhvillime që ndodhin në Kosovë dhe rajon.

Zafiri, duke qenë pjesë e jetës politike në Prizren dhe Kosovë gjithmonë qëndroi bartës i kërkesave të arsyeshme politike dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës, nuk u pajtua asnjëherë me dukuritë devijante që kanë përfshirë Kosovën dhe institucionet e saja, edhe pse jo rrallë herë ishte nën presione të klaneve politike, asnjëherë nuk nguroi ta thoshte të vërtetën publikisht dhe ne institucionet ku ai merret pjese, kur ishin në pyetje interesat dhe mireqenja e qytetarëve.
Zafir Berisha, ishte nga themeluesit e PDK-së në Prizren, për shumë vite anëtarë i Kryesisë së Degës, sekretar dhe 5 vite edhe kryetar i saj. Për kohën sa e ka udhëhequr këtë subjekt politik, është shquar për udhëheqje transparente dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të Prizrenit. Nën udhëheqjen e tij, në vitin 2007 PDK-ja, arrin t’i fitojë zgjedhjet për pushtetin vendor, të bëhet partia e parë dhe të qeverisë me komunën.

Zafir Berisha krahas angazhimit të tij për familjen dhe shoqërin, pasi u largua nga PDK ka formuar dhe udhëheqë 2010-2016 partinë politike “Bashkimi Demokratik” me seli në Prizren nga pastoi u bashkua me Nisma Socialdemokrate ku vazhdon edhe sot te jetë aktive përmes saj në jetën politike e institucionale.
Zafir Berisha pavarsishtë baticave dhe zbaticave në jetën e tij politike dhe publike vazhdon të mbetet i panënshtruar dhe besnik parimeve të tija për të cilat admirohet nga të gjithë.