🎄🌟 Festat e fundvitit, Prizreni mbetet pa dekorim të qytetit

Pas të gjitha përgatitjeve të cilat i ka bërë Komuna e Prizrenit për realizimin e projektit për dekorimin e qytetit, gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht Komuna është obliguar që ta bëjë anulimin e tenderit, njofton Komuna e Prizrenit.

“Fatkeqësisht këtë vit nuk do të ketë dekorim të tenderuar nga Komuna e Prizrenit dhe mjetet të cilët janë paraparë nga ky kod buxhetor do të përdoren për shpenzimet të cilat i kanë dalur të paplanifikuara Komunës së Prizrenit, për shkak të strehimit të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Komuna e Prizrenit do ta bëjë dekorimin e qytetit në bashkëpunim me bizneset të cilat operojnë në Prizren”, thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.